Panorama Sport (Albania)

“Bomba” nga Amerika: Milani ka marrë Ibrën

"Milani vendi i duhur, ja çfarë më thonë Pioli e Boban"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Hera e parë që ra në sy në Milano ish te në ditën e vizitave mjekësore për kuqezinjtë. Pantallona të shkurtra me lara dhe bluzë me të njëjtën dizenjo. Sikur të mos mjaftonte kjo, çorape të bardha deri në gju dhe një palë shapka. Fantazi e shfrenuar në veshje për Ismael Benaserin, i cili fantazinë në fushë me Milanin nuk e ka shfrenuar ende. Kulmi i paraqitjev­e si kuqezi ishte të dielën ndaj Lacios, kur me autoritet përballoi peshën e regjisë së "Djallit".

Benaser, mendoni se të dielën Milani gjeti referimin në mesfushë?

Jam në formë dhe më vjen keq se si përfundoi ajo ndeshje. Karrierën e kam nisur si mesfushor në mesfushën me tre, ndërsa prej dy vjetësh luaj përpara mbrojtjes. Di se duhet të përmirësoh­em ende shumë, sidomos në aspektin e lidershipi­t. Taktikisht mund të bëj edhe më tepër e duhet të mësoj të komunikoj më shumë me shokët, sepse i tillë është edhe roli im. Në jetën e përditshme jam aq fjalëpakë, saqë shokët habiten se si në fushë shndërrohe­m në një llafazan.

Përveç trysnisë së rivalëve, po atë të fanellës e ndieni?

Natyrisht. Në Empoli ishte ndryshe, ndërsa Milani është Milani. Futbolli është i njëjtë kudo, por te Milani kam gjetur shokë më të fortë. Për këtë arsye them se presioni nuk ndikon në paraqitjet e mia dhe nëse gaboj, ndodh sepse është pjesë e futbollit dhe nuk varet nga ku luan. Milani ishte zgjedhja më e mirë që mund të bëja, por përpos kësaj, jam i vetëdijshë­m se duhet të përmirësoh­em ende.

Trysnia do të rritet nëse të dielën nuk vjen rezultati...

Juvja mbetet Juve, por ne jemi Milani, jo Leçe. Nëse Leçe u mori një pikë, ne pa frikë mund t'u marrim tri. Mjafton të tregojmë shpirtin e duhur në fushë.

Pikërisht vlera në të cilën këmbëngul trajneri Pioli apo jo?

Krahasuar me Xhampaolon është më agresiv, na flet më tepër e na qëndron më pranë. Kemi folur edhe kokë më kokë e më ka shpjeguar se çfarë pret nga unë. Kërkon që ta mbaj më gjatë topin, të mendohem më shumë e të mos vertikaliz­oj gjithmonë.

Keni pasur sugjerime të tjera?

Në dhomat e zhveshjes ai që më flet më shumë është Pepe Reina, edhe sepse ka më tepër përvojë. Pas gabimeve që bëra ndaj Fiorentinë­s më ka folur shumë Lukas Bilia. Më shpjegoi

se ku gaboj e çfarë duhet të ndryshoj. Këshilla marr edhe nga Romanjoli, i cili është lideri ynë.

Përse Milani është në këtë situatë, sipas jush?

Futbolli vendoset nga detajet. Nëse gabon, kushtëzon edhe shokët e kështu me radhë. Mbase ka munguar përqendrim­i. E njohim situatën dhe jemi ne futbollist­ët të parët që ndiejmë keqardhje. Milani është një klub historik dhe e kemi për detyrë të ringrihemi. Për vete, për fanellën, por sidomos për tifozët. Momenti është i vështirë, por duhet të punojmë për të zgjidhur problemet sa më shpejt.

Për të arritur cilin objektiv?

Që të mbërrijmë sa ma lart e pa folur shumë, duke ditur që Champions-i apo Liga e Europës janë brenda mundësive tona.

Po objektivi juaj personal cili është?

Frymëzohem nga Iniesta e Verrati, të cilët i kam ndjekur gjithmonë. Jam i ri dhe nuk kam pasur kohë të shoh duke luajtur dikë si Pirlo, por Boban ma kujton gjithmonë dhe më këshillon të shoh ndeshjet e tij. Nuk ishte i shpejtë, por dinte gjithnjë ku do të shkonte topi e ku ndodheshin shokët dhe këto cilësi e bënin të përsosur në fushë.

Përveç studimit të më të mirëve, çfarë bëni në kohën tuaj të lirë?

Më gjeni gjithmonë në shtëpi. Dal vetëm për drekë kur më vizitojnë familjarët, pastaj vetëm shtëpi, shtëpi dhe shtëpi. Falem pesë herë në ditë, por kurrë në dhomat e zhveshjes. Feja për mua është thelbësore. Më pëlqen edhe moda e për sa kohë jam i ri, mund t'i lejoj vetes veshje si ajo në ditën e zbarkimit në Milano. Kur të rritem, do të vishem në mënyrë më klasike.

Cili nga shokët e ekipit ju ka habitur më së shumti?

Xhixho, sepse është shumë i fortë. Me Teo Hernandezi­n kemi luajtur në kombëtaret e

moshave të Francës dhe kam vënë re se është bërë edhe më i fortë. Flas shumë me Leaon dhe Kesin, sepse dinë frëngjisht, por edhe me Çalhanoglu­në që e kam pranë në dhomat e zhveshjes. Miku më i mirë është Kruniç. E kam si vëlla më të madh, sepse njihemi që tek Empoli. Është milanist që fëmijë dhe po vuan shumë gjendjen e ekipit. Kur luaja në Kupën e Afrikës, më telefonont­e çdo ditë për të më pyetur kur do të shkoja te Milani, sepse mezi më prisnin. Në atë kohë nuk kisha vendosur ende, por tashmë e them me plot gojën se ishte zgjedhja më e mirë që mund të bëja.

 ??  ??
 ??  ?? Benaser gjatë stërvitjes së djeshme
Benaser gjatë stërvitjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania