Panorama Sport (Albania)

Ronaldo rrezikon Milanin, Ramsej: Më fal për golin

"Ishte instinkti, mendova se topi s'do ta kalonte vijën"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Iardhur falas nga Ar senali, por me siguri një nga përforcime­t më të goditura të Juventusit në merkaton e fundit dhe jo vetëm. Aron Ramsej i ka habitur të gjithë me përshtatje­n e tij në futbollin italian, pavarësish­t se për cilësitë nuk kishte qenë kurrë në diskutim. Në një intervistë për "Daily Mail", uellsiani ka folur pas ndeshjes me Lokomotivë­n, duke rrëfyer prapaskena interesant­e për golin që i "vodhi" Kristiano Ronaldos dhe jetën e tij brenda realitetit si futbollist i Juventusit.

Aron, çfarë ndodhi në rastin e golit kundër Lokomotivë­s?

Sinqerisht mendova se portieri ishte më pranë. Edhe pse gaboi në atë rast, kujtova se do të ndërhynte përsëri për të liruar zonën. Në atë moment instinkti më vuri poshtë dhe doja të isha i sigurt që topi do ta kapërcente vijën fatale. Me Ronaldon fola menjëherë pas golit, por edhe pas ndeshjes, madje i kërkova falje që i mohova kënaqësinë.

Sfidë aspak e lehtë me Lokomotivë­n që konfirmoi vlerat e treguara në takimin e Torinos...

Ishte një ndeshje e komplikuar. Ndaj Lokomotivë­s kam luajtur edhe më herët dhe asnjëherë nuk ka rezultuar një rival i lehtë, aq më tepër kur luajnë në fushën e tyre. Vetë Liga e Kampioneve nuk ka ndeshje të thjeshta, por ne treguam se dimë të shfrytëzoj­më çdo mundësi duke e kërkuar golin deri në fund.

Këmbëngulj­e që Juves i ka dhuruar disa fitore në minutat e fundit...

Ishte pikërisht kjo dëshirë që na e shpërbleu mundimin tonë. Lokomotiva luajti shumë mirë, por ne ditëm t'i përballoni­m dhe më në fund morëm tri pikë të merituara.

Ndërkohë, Juventusi ka siguruar kualifikim­in nga faza e grupeve...

Jemi të gjithë shumë të kënaqur, por kjo nuk do të thotë se puna jonë ka mbaruar. Përkundraz­i. Ky ishte vetëm një nga objektivat që i kemi vendosur vetes në fillim të sezonit. Kemi ende shumë rrugë përpara sepse kualifikim­i nuk na mjafton. Duam

ta mbyllim këtë fazë të Champions-it në vendin e parë të grupit tonë.

Si ishte atmosfera në dhomat e zhveshjes?

Kualifikim­i na ka lumturuar të gjithëve, sidomos për faktin sepse e kemi arritur dy ndeshje më herët. Të qenët të

kualifikua­r për fazën e 1/8ave është një arritje shumë e rëndësishm­e që na mundëson të përqendroh­emi në kampionat me më shumë qetësi.

E dini që goli juaj, përveç fitores, ishte i 300-ti për Juventusin në Ligën e Kampioneve?

Vërtet? Jo nuk e dija, por më shumë sesa për golin tim jam i lumtur për rezultatin e arritur në një fushë kaq të vështirë. Juventusi është një klub që ka histori të madhe në Champions. Unë uroj që sezoni të jetë i jashtëzako­nshëm.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Ronaldo sheh shtrembër Ramsejn, pasi i mori golin e... tij
Ronaldo sheh shtrembër Ramsejn, pasi i mori golin e... tij
 ??  ?? Ramsej shtyn mbi vijën fatale
Ramsej shtyn mbi vijën fatale
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania