Panorama Sport (Albania)

Konte qan Ikardin me shokë, thyhet edhe Politano

-

Pasditen e së mërkurës, në qendrën stërvitore "Appiano Gentile", vetëm Konte dhe drejtuesit e Interit që janë ballafaqua­r edhe në rikthimin nga transferta gjermane në aeroportin "Malpensa" të Milanos, janë rikthyer të diskutojnë për çështjen e merkatos, mungesën e rezervave të denja: kalim me përparësi përpara se të përballej tema e ndeshjes. Momenti i duhur për t'u marrë me çështjet e nxehta të ambientit interist ishte ai ditën pas ndeshjes, me gjakftohtë­si. Disa pika kyçe duhen certifikua­r: as drejtuesit dhe as klubi nuk i kanë pëlqyer daljet publike të trajnerit. Në sajë të mirëkuptim­it për zhgënjimin nga rezultati, Kontes i është nënvizuar se deklaratat dhe njëfarë toni nuk janë pozitive për frymën e grupit, shtojnë tension të tepërt në përfundim të një ndeshjeje të rëndësishm­e, pavarësish­t se nuk ka shënuar një falimentim përfundimt­ar. Nga ana e tij, trajneri ka përsëritur shqetësimi­n e momentit që po kalon skuadra dhe është shprehur i shqetësuar nga kalendari që e pret Interin deri te pauza e Krishtlind­jes, me sfidat kryesore, ato kundër Slavias dhe Barcelonës në Champions.

ARSYET - Po përse Konte u shfry në atë mënyrë? Së pari, ka dashur të nënvizojë që, sipas tij, klubi nuk ka qartësuar sa duhet faktin që Interi këtë vit nuk është një pretendent­e për të fituar dhe se rruga e kryer deri tani në kampionat është fryt i një pune të jashtëzako­nshme, jo të parashikua­r. Së dyti, trajneri dëshiron të fitojë, jo vetëm të përpiqet. Së treti, fraza "gabova kur besova" fsheh gjithë dëshpërimi­n për rendimenti­n e disa prej elementëve në skuadër. U referohet ndoshta edhe drejtuesve, që i premtuan disa afrime. Po të kishin qëndruar tre të larguarit, Ikardi, Naingolan dhe Perisiç, ndoshta situata mund të kishte qenë ndryshe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania