Panorama Sport (Albania)

Abilaliaj: Partizani s'ka balanca, Flamurtari­n e shpëtojnë lekët

“Te Partizani mungon fryma e grupit, balancat u prishën”

- ERMAL SIKA

Arbër Abilaliaj e shikon tejet të vësh tirë mbijetesën e Flamurtari­t. Ish-sulmuesi thekson se as ndryshimi i trajnerit nuk do ta rikthejë “diellin” në Vlorë, për aq kohë sa ka krizë financiare. Gjatë një interviste të dhënë enkas për “Panorama Sport”, 33-vjeçari nuk kishte si të mos fliste edhe për duelin me Partizanin, ekip për të cilin ka luajtur. Ai mendon se edhe të kuqtë nuk janë pa halle, madje evidenton se janë prishur ekuilibrat.

Arbër, si e shikoni Flamurtari­n e Luan Birçes?

Situata te Flamurtari është shumë e vështirë. Ndryshimi i trajnerit të jep impuls një javë apo dy javë, por që të punosh në kushte shumë të vështira, për çdo trajner që të jetë, nuk është shumë e lehtë. Nuk besoj se do të dalë “dielli” me ndryshimin e trajnerit.

Sportivish­t, çfarë i mungon këtij ekipi?

Unë e pashë pak ndeshjen me Kukësin. Ishte një fushë shumë e vështirë. Flamurtari mundohet të bëjë lojë dhe të krijojë raste. Një ndeshje pozitive, por jetike mbeten pikët. Më duket e pavend të diskutosh si luajnë, në momentin që nuk merren rezultate. E them këtë, pasi nuk shikoj ekip tjetër të dytë që të jetë në pozitat e Flamurtari­t. Të kesh vetëm 3 pikë është shumë për të pretenduar shpëtimin.

Mbani mend që Flamurtari të ketë qenë ndonjëherë në të tillë situatë në javët e para?

Ndoshta në vitet 20012002, kur Flamurtari ra nga kategoria. Por nuk e nisi kështu kampionati­n. Në fazën e dytë dhe të tretë çedoi pak, por të paktën nuk ishte kaq skandal që në fazën e parë. Në vitet pasardhëse ka qenë me pretendime. Presidenca synonte gjithnjë Europën, Kupën apo kampionati­n.

Cili është shkaku i kësaj situate ku gjendet?

Nëse duam që të kemi futboll, financat janë parësore. Flasim për një gjë që është jetike. Aty ka vërtet 18 apo 19vjeçarë, që ndoshta qëndrojnë me prindërit ende, por pjesa tjetër me eksperienc­ë mbahen me të ardhurat e këtij sporti. Do të ishte më e drejtë edhe nga bashkia apo dashamirës­it të bënin një plan konkret me rrogat. Le të jenë shumë më të ulëta, por të paktën t’i marrin. Të paktën derisa klubi të jetë në fazën e privatizim­it apo të dalë ligji. Jemi mësuar që në Shqipëri gjërat bëhen me vonesë. Por mënyra se si menaxhohet një klub si Flamurtari është për të ardhur keq. Është çështje emergjente për t’u zgjidhur. Janë shumë faktorë dhe është e kotë të themi që mungojnë lekët. Aty mungon gjithçka, që nga administri­mi. Fakt është që ekipi është në një gjendje shumë alarmante.

A mund të ndryshojë në janar diçka?

Mbaj mend Kastriotin e sezonit të kaluar që ishte ekipi që po të fillonte kampionati në shkurt, do të ishte në vendin e parë. Por, fakti që nga gushti në dhjetor në fazën e parë nuk bëri mirë, gjërat më pas jiu komplikuan. Kastrioti vjet nuk ishte në derexhenë e Flamurtari­t. Janari apo shkurti më duket shumë larg dhe shumë vonë. Nëse sot ekipet janë me 15 apo 20 pikë dhe Flamurtari ka tri pikë në dhjetor, diferencat bëhen edhe më të mëdha.

Këtë javë presin Partizanin. Mund të bëjë surprizën

Flamurtari?

Përballemi me ekipin më në formë nga ana e ekuilibrav­e. Është ekip që lufton të mbrojë titullin kampion. Është ekip që shënon dhe ky është problemi më i madh që do të ketë Flamurtari. Çështje tradite apo jo, por në shtëpi kanë vuajtur gjithnjë me këtë kundërshta­r, edhe kur kanë qenë mirë. Do të jetë një ndeshje e fortë, por edhe shumë e vështirë për Flamurtari­n për të marrë pikë.

Ju keni luajtur edhe për “demat”. Si i shikoni këtë vit?

Partizani i vjetshëm ka qenë më direkt, i bazuar në forcën fizike, te grupi, te katër elementët që kishte. Ishte më i vrullshëm për pikat e referimit. Kurse këtë sezon çedon nga fryma e grupit. Janë prishur disa balanca që vjet kanë qëndruar shumë mirë. Ka më shumë kualitete, por akoma nuk është gjetur raporti apo hierarkia e duhur për të përmirësua­r frymën e grupit e për të tejkaluar vështirësi­të e të ecë para. Këtë vit kanë shumë probleme brenda dhe jashtë fushës, kurse vjet kishin shumë qetësi, më pak kualitete në përzgjedhj­en e lojtarëve nga ana numerike, por ata që ishin bënin detyrën dhe dolën edhe kampion.

Cilat ekipe mendoni se janë në garë për titull këtë sezon?

Për mënyrën se si është investuar apo edhe se si mund të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë të sezonit, kam përshtypje­n që aty janë ekipet. Partizani, Tirana, Kukësi janë ato që unë i shikoj për garën për titull.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania