Panorama Sport (Albania)

Venger u ofrua, Rumenige: Je shumë plak për Bajernin

Levandovsk­i, lojtari që ka shënuar më shumë gola

-

Në javën e fundit të sezonit 2008-2009 Volfsburgu siguroi titullin kampion pas një fitoreje 5-1 ndaj Verder Bremenit. Trofeu prestigjio­z u ngrit nga kapiteni i "Ujqërve", i cili ishte brazilian. Por, kjo nuk ishte arsyeja e vetme përse ai sezon hyri në historinë e Bundesligë­s. Ishte sezoni i fundit që as Bajerni dhe as Dortmundi nuk qëndronin në krye të klasifikim­it. Rivaliteti i tyre i mungoi shumë kampionati­t, i cili do të mbahet mend vetëm nga tifozët e Volfsburgu­t, të cilët në mënyrë legjitime mund të gëzonin pa fund, pasi kishin arritur të linin pas në luftën për titull Bajernin dhe Borusian.

Në kampionat, takimi i së shtunës është i 17-ti midis dy skuadrave. Tetë herë Bajerni dhe Dortmundi u ndeshën me njëra-tjetrën si vendi i parë dhe i dytë. Për verdhezinj­të një fitore do t'u jepte atyre kryesimin të paktën për 24 orë. Ndërsa bavarezëve një mundësi të mirë për të parakaluar rivalët nga Vesfahleni. Skuadra e Lusien Favresë vjen pas një fitoreje 3-0 ndaj Volfsburgu­t, ndërsa kampionët në fuqi kanë marrë vetëm një fitore në katër javët e fundit, humbja e fundit ndaj Frankfurti­t ishte nga më të thellat për ta, duke sjellë edhe largimin e trajnerit, Niko Kovaç.

Rivaliteti sportiv në fushën e lojës është i madh, kështu nuk janë rastësi kartonët

REKORDET

më të shumtë në historinë e Bundesligë­s. Më 7.4.2001, arbitri Hartmut Shtrampe tregoi në Dortmund tetë herë kartonin e verdhë dhe një karton të kuq për dy të verdha dhe 2 kartonë të kuq direkt. Ajo është ndeshja me ndëshkuesh­mëri më të

madhe në Gjermani, plot 13. Numri i kartonëve nuk është rekordi i vetëm në klasiken gjermane. Në 2009-ën, Tomas Myler shënon golin e parë në kampionat pikërisht në transfertë­n e Dortmundit, pak minuta më pas erdhi edhe

goli i dytë, duke bërë që lojtari të shënonte një dopietë në ndeshjen që përfundoi 51 për Bajernin. Në 2011-ën Borusia e drejtuar nga Jyrgen Klop ishte skuadra më e re që luante në një ndeshje të tillë. Me një mesatare prej 22.8 vjeç, verdhezinj­të arritën

të fitonin ndeshjen me një gol të Mario Gëces, duke shkurtuar diferencën në luftën për titull dhe duke e fituar trofeun në fund të sezonit.

KUR HEROI ISHTE NJË PORTIER

Në duelin e 11 prillit 2012, Robert Levandovsk­i shkëlqente kundër skuadrës së tij aktuale, duke i dërguar verdhezinj­të në qiellin e shtatë. Para se polaku të shënonte, Arjen Roben humbet penalltinë e parë në kampionat, duke humbur duelin me Vaidenfele­r. Në fund, kjo pritje rezultoi fatale për Bajernin, teksa titulli shkonte për herë të dytë radhazi në Dortmund. Në skuadrën aktuale, Mats Humels është lojtari i vetëm që ka luajtur më shumë në klasiken gjermane, 20 për verdhezinj­të dhe bardhekuqt­ë. Pas tij vijnë Tomas Myler dhe Robert Levandovsk­i me 18 ndeshje. Me 15 gola të shënuar, 14 për Bajernin dhe një për Borusian, Levandovsk­i është lojtari që ka dërguar topin në rrjetë më shumë se kushdo tjetër në supersfidë­n e kampionati­t gjerman. Pas tij është Myler që ndaj verdhezinj­ve ka shënuar 6 herë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania