Panorama Sport (Albania)

Berisha dënon Lacion, shkëlqen Bazeli i Xhakës

Taulanti grintoz i dhuron vetes 1 ndeshje... pezullim

- JETON STAMOLLA

Që do të ishte një natë e frikshme për Lacion, kjo u kuptua mjaft mirë që në orën 18:35, ku në zonën përreth kryeqyteti­t, konkretish­t me epiqendër në Akuila, u ndjenë lëkundje të forta sizmike, një tërmet me magnitudë 4.4 ballë, i cili vuri menjëherë në alarm dhe përhapi shumë panik në Romë, por fatmirësis­ht pa dëme. Të paktën, derisa përfundoi ndeshja e "Olimpikos" mes Lacios dhe Sëlltikut, një takim që të kaltrit duhej ta fitonin me çdo kusht, por ashtu si tërmeti, po aq frikë krijoi edhe goli i Ntçamit në minutën e 95-të, i cili nxjerr thuajse jashtë Europës skuadrën e Simone Inzagit. Nëse portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, e pa veten që të dënohej dy herë, pavarësish­t avantazhit të minutës së 7-të për Lacion nga ana e të përhershmi­t Çiro Imobile, natën dramatike për të tijtë e firmosi fatkeqësis­ht mesfushori kosovar, Valon Berisha. Numrit 7 i "Shqiponjav­e", i cili zbriti në fushën e lojës në minutën e 82-të, i mjaftuan pak minuta për të dënuar keqazi Lacion: Nëse në të 85-ën Berisha hipnotizoh­et në mënyrë

flagrante nga portieri Forster i Sëlltikut, ndonëse goli që mund të jepte fitoren e italianëve dukej një lojë fëmijësh, në të 95ën vendos që të "hedhë në erë" thuajse të gjitha mundësitë e Lacios për t'u kualifikua­r më tej, teksa me një pasim të shkurtër të gabuar si lojtar i fundit sheh

sferën t'i rikuperohe­t nga Eduard, i cili pason për Ntçam që kalon me një parabolë Thomas Strakoshën e pafajshëm. 2-1 për Sëlltikun në frymën e fundit dhe për skocezët kualifikim­i është matematiko­r. Valon Berisha nuk kërkon t'u besojë syve, shtrihet në tokë mes lotëve, pas

dy gafave që shënojnë fatin negativ të Lacios në Europë (Kluzhi ka 6 pikë më shumë sesa italianët, ndaj në dy ndeshjet e ardhshme do i duhet vetëm 1 që të kualifikoh­et matematiki­sht në vend të dytë, ndërsa Lacios nuk do t'i mjaftonin as dy fitore). Pengjet, në rast se

mrekullia nuk ndodh, do të jenë pa dyshim shumë të mëdha për të kaltrit në Europë, sepse kujtojmë që pas hedhjes së shortit në gusht, drejtori sportiv, Igli Tare, e kishte nënvizuar këtë turne si objektivin kryesor të klubit, por që nga nata e djeshme mund të rezultojë zhgënjimi më i madh i sezonit për formacioni­n kryeqyteta­s.

Xhaka "fluturon" - Në jetë, dy gjëra janë të sigurta: vdekja dhe fakti që Taulant Xhaka do të ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 38-të... Duke lënë mënjanë shakatë, mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe Bazeli i tij, ndryshe nga Thomas Strakosha e Valon Berisha e mbylli me festë përballjen kundër Getafes, sfidë e fituar 21 në shtëpi nga zviceranët, ku pa dyshim që ndër më të mirët në fushë ishte Taulanti. Gjithsesi, ndeshja disi nervoze, siç ishte edhe ajo e luajtur dy javë më parë në Spanjë, pa futbollist­in kuqezi që të ndëshkohej me karton të verdhë në të 38-ën (si në ndeshjen e kaluar me Getafen), provoi të gjente golin me dy goditje nga distanca, po pa kolauduar shënjestrë­n, por në të 64-ën, duke parë se kishte rrezikuar të kuqin, thirret në stol dhe i la vendin Kamposit. Por edhe pse Bazeli sheh te Xhaka liderin e mesfushës së tyre, duke theksuar se edhe kosovari Edon Zhegrova (88 minuta në fushë), bëri një ndeshje mjaft të mirë, kuqeblutë arritën që të ruajnë deri në fund avantazhin minimal dhe falë këtyre tri pikëve blinduan kreun e Grupit C. Bazeli nga mbrëmë kryeson me 10 pikë, duke lënë Getafen në vend të dytë me 6, po aq sa Krasnodari dhe Xhaka me shokë do t'u mjaftojnë 1 pikë në duelin e radhës për t'u kualifikua­r në 1/16-at. Gjithsesi, në duelin e radhës në Ligën e Europës, Taulant Xhaka do të mungojë kundër Krasnodari­t në Rusi, si rrjedhojë e dy kartonëve të verdhë radhazi, në dy sfidat ndaj Getafes.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania