Panorama Sport (Albania)

Franca me yjet në Shqipëri, Deshamp: Ndeshje jubilare

Organizimi dhe siguria në impiantin e ri, kërkohet perfeksion për ndeshjen e Kategorisë A

- OLSI TUJANI

Shqipëria do të presë Francën kampione të botës në stadiumin e ri kombëtar, në një ditë ku të pranishëm në impiant do të jenë të pranishëm përfaqësue­s të rëndësishë­m të politikës në vend, por edhe të qeverisë europiane të futbollit. Pikërisht, kjo e fundit ka sjellë në vendin tonë prej ditësh një përfaqësi të deleguaris­h...

Shqipëria do të presë Francën kampione të botës në stadiumin e ri kombëtar, në një ditë ku të pranishëm në impiant do të jenë të pranishëm përfaqësue­s të rëndësishë­m të politikës në vend, por edhe të qeverisë europiane të futbollit. Pikërisht, kjo e fundit ka sjellë në vendin tonë prej ditësh një përfaqësi të deleguaris­h, të cilët po monitorojn­ë dhe instruktoj­në detajet e fundit të ndërtimit të impiantit të ri, por jo vetëm: Çdo detaj! Sigurisht, e gjithë kjo lidhet me praninë në inaugurimi­n e stadiumit.

MBLEDHJET

Prej disa ditësh, UEFA po monitoron deri në detaje të gjithë përfundimi­n e punimeve në stadiumin e ri kombëtar. Duke qenë se po afron data 17 nëntor, koha shtrëngon dhe gjithçka duhet të bëhet gati fillimisht për të dielën, në sfidën testuese ose të kolaudimit të impiantit mes Vllaznisë dhe Apolonisë, e vlefshme për kampionati­n e femrave në Shqipëri. Në vendin tonë, ambientet e stadiumit shndërrohe­n shpesh në vend mbledhjesh, teksa për çdo punim që është në përfundim e sipër, nga UEFA lihen edhe detyra apo afate. Gjithashtu, edhe në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, prania e punonjësve të deleguar të UEFA-s apo edhe e drejtuesve të Policisë së Shtetit ka qenë e shpeshtë në ditët e fundit për të definuar çdo detaj të organizimi­t si edhe të sigurisë, si për pjesën e jashtme të impiantit, hyrjet apo kontrollet e tifozëve apo edhe për sigurinë dhe komoditeti­n e tyre në ambientet e brendshme, në shkallë dhe stolat përkatës.

ALEKSANDËR CEFERIN

Prania e konfirmuar e numrit një të UEFA-s, Aleksandër Ceferin, dhe e shumë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të këtij institucio­ni, sigurisht që e ka shtuar edhe dozën e kujdesit përpara ndeshjes. Kjo, e shoqëruar edhe me praninë e kampiones së botës, kërkon vëmendje të veçantë. Së fundmi, Kryeminist­ri Edi Rama ka ndarë në faqen e tij në "Facebook" foto të punimeve të fundit, teksa sheshi hyrës para stadiumit po përfundon së shtruari me pllaka. Gjithashtu, krahas punimeve të fundit në impiant, po punohet intensivis­ht edhe për sheshimin e ambienteve që rrethojnë stadiumin e ri kombëtar.

 ??  ??
 ??  ?? Penalltia e ekzekutuar nga Sokol Cikalleshi, në ndeshjen e humbur këtë edicion në Francë, 4-1
Penalltia e ekzekutuar nga Sokol Cikalleshi, në ndeshjen e humbur këtë edicion në Francë, 4-1
 ??  ?? Punimet drejt përfundimi­t edhe në sheshin para hyrjes së stadiumit kombetar.Foto e posthuar nga kryeminist­ri Rama
Punimet drejt përfundimi­t edhe në sheshin para hyrjes së stadiumit kombetar.Foto e posthuar nga kryeminist­ri Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania