Panorama Sport (Albania)

Asnjë Asnjë mik mik dhe eksperimen­t eksperimen­t eksperimen­t çdo ndeshje, ndeshje, zbulohen sekretet e Lerdës

Ndryshimi i formacioni­t, italiani vendos mbi punën në stërvitje

- ILIR CARA

Partizani i trajnerit Franko Lerda mbe tet një ekip kameleon dhe i paparash ikueshëm, jo vetëm për kundërshta­rët, por edhe vetë lojtarët e skuadrës, pasi formacioni vendoset disa orë para ndeshjes. Arsyet pse ndodhin këto eksperimen­te janë të shumta, po vulën e vendos trajneri italian, i cili merr përsipër përgjegjës­itë për formacioni­n dhe rreshtimin që hedh në fushë. Me përjashtim të dy javëve të fundit, trajneri në 11 ndeshje në kampionat, ka hedhur 10 formacione të ndryshme. Madje, edhe në rastin e vetëm ku ruajti formacioni­n, siç ishte ndaj Kukësit dhe Luftëtarit, italiani u kritikua për pjesën e parë ndaj Luftëtarit, se po luhej me 5 mbrojtës. Gjithsesi, Lerda ka treguar se di të reflektojë brenda një ndeshjeje, duke pranuar "gabimet" e përzgjedhj­es dhe me lëvizjet ka arritur të marrë rezultatet që deri në këto momente e mbajnë Partizanin në vend të parë në kampionat.

KARAKTERI DHE RREGULLAT

Në përgjithës­i trajnerët italianë janë "maniakë" të taktikës, por edhe të disiplinës dhe korrektësi­së në stërvitje. I tillë është edhe Franko Lerda, madje në disa aspekte është më i rreptë, mbase nga karakteri i tij i nxehtë. Partizani i këtij sezoni është shquar për përplasje të brendshme dhe burimi kryesor konsideroh­et trajneri. Në pjesën më të madhe përplasjet kanë ardhur për shkak të rregullave të punës që ka trajneri, i cili është strikt në çdo gjë, ku nuk toleron as veten. Përplasja e karakterev­e ka bërë që Lerda të mos ketë të përkëdhelu­r, apo miq të ngushtë në skuadër. Kjo ka ndikuar te disa personazhe, që të mos e përtypin këtë metodë pune. Ata kanë qenë mësuar me trajnerët paraardhës që të bënin ndonjë batutë, apo edhe trajneri e ka pasur stil pune që ka përdorur përkëdheli­në për të zbutur tipat e vështirë. Zbatimin e rregullave italiani i ka të shenjta, ku vlerëson edhe detajet, që shpesh nuk bien në sy. Madje, ai këtë e ka treguar që në hapat e parë në fazën stërvitore në Slloveni, pasi nuk lejonte të hynin në fushë pa urdhrin e tij, as mjekët apo punëtorët kur ishte e nevojshme. Miqtë e Lerdës mbeten drejtuesit e Partizanit, që i kanë besuar në të gjitha rastet, duke i dhënë të drejtë edhe kur trajneri e ka kaluar masën me sherret.

PËRZGJEDHJ­A E FORMACIONI­T

Eksperimen­tet në formacioni­n e Partizanit në këto 11 javë kanë qenë të lidhura me dëmtimet, pezullimet, por edhe me alternativ­at e shumta që ka trajneri në dispozicio­n. Në të shkuarën pak a shumë dihej se cili është formacioni stabël i Partizanit, por me Lerdën nuk ndodh kjo. Italiani ka lënë të kuptojë se në ekip nuk ka të paprekshëm apo të pazëvendës­ueshëm, gjë të cilën e ka treguar çdo javë duke ulur në stol edhe heronjtë e titullit kampion, apo të ardhurit me bujë në merkaton e verës. Për Lerdën, parësore në përzgjedhj­en e formacioni­t është angazhimi javor i futbollist­ëve në stërvitje, si dhe saktësia në zbatimin e detyrave dhe ushtrimeve. 53vjeçari ua ka bërë të qartë lojtarëve që në fillim filozofinë e tij të punës dhe ata që nuk kanë ditur ta kuptojnë, mesazhin e radhës e kanë marrë duke e parë ndeshjen nga stoli, apo tribuna e stadiumeve. Përveç profesiona­lizmit të tij, Lerda ka edhe luksin që të ketë nën urdhra dy formacione të mundshme, gjë e cila bën që ai të mos e vrasë mendjen për individë që nuk stërviten mirë, apo që mungojnë për arsye të ndryshme. Këtë gjë ai e shprehu edhe në rastin kur Romero pas tri minutave lojë u ndëshkua me karton të verdhë dhe humbi ndeshjen me Kukësin: "Nuk është problem mungesa e Romeros, pasi kemi të tjerë të gatshëm për të luajtur".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania