Panorama Sport (Albania)

Çelhaka: Nuk kënaqem me veten, na ka munguar fati

-

Mesfushori i Tiranës, Jurgen Çelhaka, është surpriza e këtij sezoni. Titullar në shumë ndeshje, Çelhaka foli për momentin që po kalon te bardheblut­ë. Djaloshi 18-vjeçar u shpreh se pavarësish­t se për momentin ka fituar konkurrenc­ën në mesfushë me emra të rëndësishë­m të grupit të Tiranës, i mbetet të punojë më fort për të ardhmen.

Nisja si titullar, e prisnit?

Vitin e kaluar nuk kam marrë shumë minuta dhe ishte diçka e re ta nisja titullar sezonin. Këtë vit jam ndier shumë mirë dhe besoj se kam bërë ndeshje të mira. Dua të vazhdoj kështu dhe të marr sa më shumë minuta.

Ftesa e munguar për Shpresat. Keni diçka për të thënë?

Nuk më takon mua që të flas për këtë çështje. Më takon të stërvitem fort për çdo ndeshje.

Konkurrenc­ë e fortë në mesin e fushës, por ju e keni fituar? Është e vërtetë që kam fituar konkurrenc­ën, pasi edhe ata më kanë ndihmuar shumë. Do t'ia lëmë kohës këtë gjë, sepse më mbetet të punoj shumë. Nuk duhet të kënaqem me veten.

Menaxhimi i rezultatit nuk ka qenë ai më i miri?

Kemi pasur mundësi të mira për ta mbyllur ndeshjen, si me Durrësin, si me Vlorën. Ky është fakt, që kemi pësuar në fund. Po të mbyllnim ndeshjet, edhe kundërshta­rët do të demoralizo­heshin dhe ne do kishim anë psikologji­ke më të fortë. Edhe me profesor Ardin kam qenë shumë mirë, por edhe me profesor Ahmatajn jam shumë mirë. Më jep më shumë besim dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Mungesa e tifozëve do të ndikojë?

E vërtetë që do ndikojë shumë. Tifozët e Tiranës janë të shumtë në numër, është një mungesë e madhe për një derbi të Shqipërisë, si Tirana-Vllaznia. Do jetë një minus për ne, por do të punojmë fort ta fitojmë ndeshjen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania