Panorama Sport (Albania)

Jonuz: Jemi në krizë, edhe barazimi mjafton

"Nuk jam këtu për të treguar përralla, dua mbështetje"

- ADMIR URUÇI

Mirsad Jonuz kërkon që t'i japë "shkelmin" krizës në kryeqytet. Ai mendon se çdo rezultat pozitiv do të ishte i pranueshëm përballë Tiranës, por hapur shpreh keqardhjen që do të luhet pa tifozë. Gjatë konferencë­s së dhënë për mediat, trajneri ka saktësuar se rikthimi i tre lojtarëve i jep qetësi edhe për 11-shen. Edhe pse do të jetë i detyruar që ta dirigjojë ekipin nga tribuna, zbulon se lojtarët nuk do ta vuajnë mungesën e tij. Ka edhe një mesazh për tifozët shkodranë, ndërsa qartëson se tani e tutje kurrë nuk do të merret më me arbitrat apo federatën.

Luhet Tirana-Vllaznnia. Si e pret Jonuz këtë sfidë tradiciona­le?

Dua ta nis me tifozët. Është shumë keq që ky takim do të jetë pa spektatorë, kur dihet që futbolli luhet për ta. Duhet bërë diçka që përballje të tilla të jenë gjithnjë me stadiume plot. Do të ndeshen dy klube historike, ndaj për mua është mëkat që s'ka tifozë.

E njihni më mirë tashmë Tiranën, ekip që ju shkaktoi të parën humbje këtë sezon?

E njohim mirë Tiranën. Ata kanë ndryshuar trajner, por edhe lojë e rezultate. Tashmë që është mbyllur faza e parë, mendoj se e njohim më mirë njëri-tjetrin. Jo vetëm anët pozitive, por edhe problemati­kat. Kam biseduar këto dytri ditët e fundit me lojtarët e mi dhe u kam dhënë një mesazh: Nga kjo sfidë duhet të kthehemi më të fortë. Është krejt normale që ngandonjëh­erë skuadra të jetë në krizë. Ne jemi në krizë rezultati dhe psikologji­ke, por jo krizë për gjendjen e lojtarëve. Edhe këto 15 pikë që kemi arritur mund të thuhet se janë të kënaqshme. Edhe pse vendi i parë nga 21 pikë, me një fitore gjithçka ndryshon.

Dhe çfarë keni ndryshuar konkretish­t?

Ne kemi treguar që luajmë më mirë jashtë. Unë kam folur edhe me lojtarët dhe pres që të përqendroh­en vetëm te temat e futbollit dhe te gjendja e tyre sportive. Në këtë situatë përballja me Tiranën është një sfidë shumë e madhe për ne. Mendoj se jemi gati që të japim gjithçka nga vetja dhe rezultati nuk do të vonojë. Me këtë rast u dërgoj një mesazh edhe tifozëve, që të na përkrahin edhe kur jemi në vështirë.

Si është situata me mungesat?

Kthehen Gurishta, Ramadani e Hygor. Kjo është diçka shumë pozitive, pasi kur nuk ke 4 lojtarë, të prish shumë punë. Nga sot e në vazhdim ne nuk do ta japim asnjë lloj komenti, as nga vendimet e federatës dhe as nga vendimet e arbitrave. Ne të gjithë do t'ia lëmë klubit. Të gjithë duhet që të qetësohemi pak dhe të përqendroh­emi në punën tonë. Këta lojtarë ishin ata që fituan 15 pikë dhe besoj se do të arrijnë edhe shumë pikë të tjera.

Ju ka mbetur ndonjë peng nga ndeshja me Bylisin?

Diçka më ka lindur në kokë pas kësaj ndeshjeje, se ne mund të bëjmë më mirë sesa kemi bërë deri tani. Nuk është e para herë që kaloj një situatë të tillë, ndaj besoj se do ta kalojmë së bashkë krizën.

E keni ndarë mendjen për 11-shen, pasi keni edhe disa lojtarë që rrezikojnë prej të verdhëve?

Po shikoj se cilët lojtarë do të jenë të gatshëm për këtë takim, sepse kemi disa lojtarë që kanë dy apo edhe tre kartonë. Nuk përfundon kampionati me Tiranën, pasi kemi plot takime të tjera shumë të rëndësishm­e në vazhdim. Prandaj, mos më pyesni për formacioni­n që do të përballet me Tiranën.

Sa do të ndikojë te skuadra mungesa juaj në pankinë?

Do të vazhdoj njësoj me përgatitje­t. Marrëdhëni­a ime me ndihmësit Osja e Lekiqi është e hapur. Nuk kemi çështje të panjohura. Edhe gjatë atyre 90 minutave ne do të jemi në një lloj kontakti. Por, mendoj se edhe në këto kushte lojtarët e mi do të japin maksimumin e tyre.

Vllaznia është një skuadër që historikis­ht e ka pasur të vështirë të dalë nga kriza. Si do t'ia bëni?

Unë jam një njeri shumë i sinqertë dhe nuk kam ardhur këtu që të tregoj përralla. Në këto çaste, rëndësi ka mbështetja nga të gjithë. Reagimi pozitiv i stafit apo edhe mediat do të na ndihmojnë që ta kalojmë këtë situatë. Unë nuk do të flas për stresin e lojtarëve, por sa herë luajmë në shtëpi dhe na sulmon skuadra kundërshta­re, kemi probleme. Këtë duhet që ta zhdukim dhe mundësinë e kemi. Duhet që lojtarët shkodranë ta nxjerrin nga vetja kompleksin e inferiorit­etit. Madje, u kam thënë: "Luani futboll, edhe kur humbni 5-0".

Keni kaluar ndonjë rast të ngjashëm gjatë karrierës suaj?

E kam një shembull interesant, i para 5-6 viteve. Drejtoja në të njëjtën gjendje psikologji­ke, por jo të rezultatit. Asokohe iu drejtova një prej trajnerëve më të mirë të ish-Jugosllavi­së dhe i kërkova zgjidhje. Dhe ai më tha se çdo trajner ka filozofinë e vet dhe duhet të gjendet mënyra se si zgjidhet ky problem. Prandaj, unë duhet që ta gjej zgjidhjen së bashku me të gjithë bashkëpunë­toret e mi që ta kalojmë këtë situate komplekse.

Vllaznia udhëton për tre apo për një pikë në kryeqytet?

Çdo rezultat pozitiv është i mirë për ne në këto momente.

Profesor, diçka për Hygorin, do të largohet për pak ditë apo nuk do të vijë më te Vllaznia?

Ai ka problemet e veta familjare. Unë dhe administra­tori Lici i kemi dhënë leje që të jetë afër nënës së vet dhe unë besoj se çdo gjë do të shkojë mirë dhe ai do të kthehet. Ai ka dëshirë që të luajë te Vllaznia, ma ka thënë edhe mua. Na duhet, pasi është pikë e fortë për ekipin tonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania