Panorama Sport (Albania)

Tirana-Vllaznia ose prova e pjekurisë...

-

Tirana-Vllaznia është gjithmonë “klasikja” e futbollit shqiptar, por këtë herë na vjen si një provë pjekurie për të dyja skuadrat. Një ndeshje ku si Tirana dhe Vllaznia duhet të tregojnë maturinë dhe vazhdimësi­në në një kampionat, që të hedhin poshtë fjalët se nuk janë skuadra rastësore dhe se çdo rezultat e kanë marrë me meritë, pavarësish­t ulje-ngritjeve që kanë kaluar. Si fillim, Tirana duhet të tregojë në fushën e lojës kundër shkodranëv­e se është ekip i pjekur, i cili fiton dhe është pretendent­i kryesor për të fituar titullin kampion. Oshilacion­et kanë qenë thjesht rastësore dhe ndryshimi i trajnerit ka bërë që skuadra të rritet edhe më shumë për të marrë një marrë një marsh më shumë për rrugën drejt kreut të titullit kampion. Jo vetëm Tirana, por në veçanti lojtarët e Tiranës duhet të tregojnë se kanë pjekurinë për të ndihmuar klubin për objektivin e madh të këtij 100-vjetori. E njëjta histori edhe në Shkodër, me Mirsad Jonuzin dhe Vllazninë tij. Duhet të tregojë se nuk është skuadra rastësore, që fiton me fat apo kundër të voglave, por një skuadër e pjekur dhe paçka dy humbjeve radhazi është ekipi i madh, jo vetëm në emër. Është Vllaznia, që ka ndërtuar një skuadër të mirë, me synimin në Europë dhe jo vetëm për të qëndruar në Superiore.

Shkurt, në të dy krahët, sfida e sotme që çmendurish­t luhet në qetësi absolute, si të zhvillohej në kurrkund, do të tregojë shumë. Për Tiranën e Julian Ahmatajt, nëse ia del të qëndrojë me hapin e të mëdhave për titullin dhe kuqeblutë shkodranë që duhet të shfaqin pjekurinë si skuadra që ka ADN-në e Superiores...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania