Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu akuzon Sportradar-in

"Ju thashë që do të fitonim, por ne ende duam më shumë prova kundër Takajt"

- LLAZI SARO

Skënderbeu­t nuk i del e keqja me dy ko mpanitë, Federbet dhe Sportradar, të cilat me raportet dhe akuzat e tyre ndikuan në dënimin historik që mori klubi korçar. Pas lajmit që implikonin këto agjenci si të lidhura me kafeinë për fiksim rezultates­h, korçarët janë hedhur në sulm duke akuzuar akuzuesit e tyre. Skënderbeu nxjerr në dritë të tjera prova, të cilat tregojnë sipas klubit korçar tendencën e UEFA-s dhe organeve të tjera për dënimin maksimal të Skënderbeu­t me pretendimi­n se është përfshirë në trukim të ndeshjeve jo vetëm në kampionati­n shqiptar, por edhe në Europë. Ditën e djeshme klubi korçar ka nxjerrë në dritë tri mesazhe të një personi anonim dërguar një tjetër personi edhe ky i panjohur. Në tri mesazhet e publikuara nga klubi bardhekuq flitej për grumbullim provash jo vetëm kundër Skënderbeu­t, por në veçanti kundër presidenti­t të klubit korçar, Ardjan Takaj. Përmbajtja e tyre ishte qartazi e kuptueshme se kërkohej me çdo kusht material për të fundosur Skënderbeu­n dhe mbi të gjitha edhe presidenti­n e klubit korçar. "Unë ju thashë që do të fitonim, por ne ende duam më shumë prova kundër Takajt. Kur mund të takoheni?" ishte mesazhi i parë i zbuluar nga klubi bardhekuq në postimin e djeshëm. Ndonëse

nuk kishte një përgjigje të vendosur te ky mesazh, duket që biseda vazhdon dhe sërish i njëjti person dërgon një mesazh të dytë. "Pra, siguroni prova që do të na ndihmojnë ta varrosim Takajn", ndërsa më pas biseda vazhdonte me një tjetër mesazh. "Çfarë? Nuk po flas. Ose ju të vini dhe ne diskutojmë rreth pagesës për provat tuaja apo jo", bëhet e ditur nga klubi bardhekuq në mesazhet e publikuara së fundmi. Veç mesazheve, korçarët kanë publikuar në faqen edhe jehonën që po i bëjnë mediat italiane përfshirje­s me mafien italiane të dy prej kompanive që dënuan Skënderbeu­n, siç janë Federbet dhe Sportradar. Në tri linqet që janë postuar nga klubi akuzohen drejtpërdr­ejt këto dy kompani si të dyshuara në afera jo të pastra në lidhje me trukimin e ndeshjeve dhe bashkëpuni­m me mafien në Itali.

 ??  ?? Faksimile nga postimi i Skënderbeu­t në “Facebook”
Faksimile nga postimi i Skënderbeu­t në “Facebook”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania