Panorama Sport (Albania)

Çdo ndeshje vrapon 10 kilometra, Bylisi ka një "motor" në mesfushë

- Erjon Saliu

Çdo vit në Ballsh, presidenti Besnik Kapllanaj afron lojtarë cilësorë nga tregu i huaj, por dhe vendës, të cilët kanë cilësi, por që nuk kanë eksperienc­ë. Verën e shkuar ranë në sy mjaft emra, e mes tyre edhe Donald Mëllugja, që para se të bëhej pjesë e Bylisit pati luajtur me Burrelin, apo dhe Ilirinë. Mjaftoi një vit "stazh" te Besa dhe në verë nisi eksperienc­ën e tij me Bylisin që do të merrte pjesë në Superiore. Mesfushori i Bylisit, Donald Mëllugja, bëri një ndeshje të shkëlqyer përballë Vllaznisë. 23-vjeçari ishte një motor i vërtetë në mesfushë dhe i kudondodhu­r. Nëntë ndeshjet e fazës së parë shërbyen si një eksperienc­ë për Mëllugjën, që i është dashur të mbajë shumë përsipër, duke vrapuar në çdo cep të fushës. Tashmë e ka më të lehtë dhe ndaj Vllaznisë, bashkë me skuadrën tregoi se kanë ende shumë për të dhënë. Donald Mëllugja, i cili është një nga zbulimet në Superiore të këtij sezoni, në çdo ndeshje vrapon nga 912 kilometra. "Ndihemi shumë mirë, pasi jemi ambientuar mjaft mirë me njëritjetr­in në Ballsh. Lojtarët dhanë maksimumin në ndeshjen e shkuar në Shkodër.

Morëm një fitore të rëndësishm­e, që e merituam. Ndodh shpesh që kundërshta­rët nuk na nënvlerëso­jnë, por ne në fushë luajmë të bashkuar", tha matjani i Bylisit për "Panorama Sport".

KARRIERA- Fakti që luan për herë të parë në elitë, sigurisht që ka pasur edhe vështirësi­të e veta, sidomos në javët e para. "Nuk e prisja këtë ecuri, e prisja më të vështirë Superioren. Por me minutat e para, po rritem gradualish­t. Nuk jam njësoj tani pas javës së 11-të siç isha në javën e parë. Do të jap më të mirën për këtë skuadër. Po bëjmë një kampionat që asnjërit nuk ia merrte mendja. Meritojmë vetëm respekt dhe jo komente që na konsideroj­në si rastësi. Bylisi ka luajtur edhe më parë në Europë, apo ka qenë në nivele të larta në Superiore. Këtu po punohet shumë mirë këtë sezon", vijoi 23-vjeçari.

SYNIMET- Në fund, Donald Mëllugja flet edhe për synimet që ai ka bashkë me skuadrën: "Kemi ende shumë punë për të bërë. Këtu te Ballshi realisht shkojmë shumë mirë, rrimë në grup, në stërvitje, hotel apo dhe qytet. Shpresoj që të ruajmë këtë ritëm, ne jemi djem që kemi energji dhe shumë për të treguar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania