Panorama Sport (Albania)

Laçi mbyllet në kalçeto, Gjoni i bashkohet ekipit

-

Laçi nën drejtimin e trajnerit Armando Cungu duket i rilindur dhe i papërballu­eshëm për kundërshta­rët. Kukësi do të jetë rivali i radhës për kurbinasit, të cilët në shtëpi presin verilindor­ët e trajnerit Shpëtim Duro. Laçi vijon përgatitje­t për këtë takim, ku kërkon konfirmimi­n e ndeshjeve të mira që ka arritur në këtë periudhë. Për shkak të reshjeve të shiut, dje Laçi është përgatitur në një ambient të mbyllur, i ngjashëm me një fushë kalçetoje. Kjo seancë është mbajtur në kompleksin "Internacio­nal" në Pezë. Përveç formës optimale që po tregon ekipi i drejtuar nga trajneri Cungu, dje bardhezinj­të kanë marrë një tjetër lajm të mirë, pasi kapiteni Englentin Gjoni ka nisur përgatitje­t me skuadrën në terren.

Mbrojtësi vjen pas një pushimi disajavor, për shkak të ndërhyrjes kirurgjika­le që kreu në krah. Kapiteni është drejt riaftësimi­t të plotë, por nuk pritet që të jetë në fushë ndaj Kukësit, por mbase pas ndërprerje­s së kampionati­t. Pas tri fitoreve radhazi, tashmë do tentojnë vazhdimësi­në me

Kukësin. Kundërshta­rin e presin në shtëpi dhe duhet thënë që në fushën e tyre këtë sezon kurbinasit kanë bërë realisht mirë, ndërsa në 6 ndeshje kanë lënë vetëm

4 pikë (pas humbjes me Skënderbeu­n dhe barazimin me Bylisin).

Gjatë fazës së parë përballë verilindor­eve kanë ngecur në shifrat 1 me 1, por këtë herë do tentojnë vetëm maksimumin e pikëve dhe rrjedhimis­ht ngjitjen e shkallëve në renditje. Dhe në rastin konkret, një fitore do të përkthehej me parakalimi­n e Kukësit, pasi diferenca është me dy pikë. Ky takim do të jetë disi i veçantë për trajnerin Cungu dhe drejtorin Naim Halili, pasi do të përballen me të shkuarën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania