Panorama Sport (Albania)

Teuta, trajneri Shkëmbi pret shpërthimi­n e sulmit

Me grup të plotë në Gjirokastë­r, durrsakët bëjnë prova me Nikaç e Kahlid në stërvitje

-

Teuta do të jetë e plotë në sfidën e radhës që do të zhvillojë në transfertë­n e Gjirokastr­ës. Trajneri Blendi Shkëmbi do të kërkojë 3 pikët në këtë sfidë delikate. Rikthehet pas kartonit të kuq që ka marrë dy javë më parë në Ballsh edhe mbrojtësi i djathtë Blagoja Todorovski, një lojtar që ka luajtur si titullar te durrsakët, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të jetë e plotë. Ndërkohë, që pas tri javëve pa fitore, ku ka koleksionu­ar një humbje në Laç dhe dy barazime me Bylisin në transfertë dhe Tiranën në "Niko Dovana", durrsakët shkojnë me synim marrjen e 3 pikëve në transfertë­n e Gjirokastr­ës. PËRGATIJET- Teuta vijon përgatitje­t anti-Luftëtari ku seanca e djeshme është zhvilluar gjatë pasdites. Skuadra sot u jep fund përgatitje­ve për këtë takim dhe më pas do të niset drejt Gjirokastr­ës me misionin për të siguruar një fitore që e mban lart në renditje. Seanca e djeshme ka qenë e fokusuar më tepër në aspektin tekniko-taktik, në mënyrë që të besuarit e trajnerit Shkëmbi të jenë për këtë sfidë ku do të duhen shumë energji. Lajmi i mirë është se trajneri Shkëmbi mund të mbështetet te një grup i plotë, me përjashtim të Ledio Beqajt, që është i grumbullua­r me Shqipërinë U-19.

SULMI - Një pjesë të mirë të stërvitjes trajneri Shkëmbi e fokusoi me lojtarët e sulmit. Si fillim, për rreth 20 minuta, lojtarët të ndarë në dy grupe, goditën portën, ndonëse ushtrimi bëhej me kombinime pasimesh në një rreth të mbyllur. Shkëmbi përgjatë gjithë kohës ka parë nga afër çdonjërin prej tyre, madje duke i këshilluar të gjithë për mënyrën se si zhvillohej ushtrimi dhe se si dilnin lojtarët para portës për të goditur, veçanërish­t dyshen e sulmit Nikaç-Kahlid, të cilët brenda zonës merrnin krosime nga lojtarët e krahëve, si Kuro dhe Todorovski, me shpresë që këtë ndeshje ata të shënojnë dhe t'ia bëjnë më të thjeshtë skuadrës fitoren. 8 gola në 11 ndeshje e bëjnë repartin sulmues të Teutës më të dobëtin e pretendent­ëve, madje më keq ka bërë vetëm Luftëtari. Zamir Qypi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania