Panorama Sport (Albania)

“Apolonia, mjaft më me hapa gjysmakë”

- Bujar Rama

Një ndeshje shumë e vështirë për fierakët këtë fundjavë. Apolonia luan në transfertë me Devollin, një nga ekipet surprizë të këtij sezoni. Sfidë e veçantë për të dyja ekipet, që synojnë t’i shkëputin njëri-tjetrit fitoren që do t’i ngjiste më lart. Devolli ka një ecuri mbresëlënë­se gjer tani, ndërsa Apolonia vazhdon të mbetet e brishtë dhe delikate. Asnjë fitore dhe vetëm 2 pikë në 3 javët e fundit për fierakët, një ecuri larg pritshmëri­ve të këtij ekipi. Përvuajtja e bardhejesh­ilëve u vu re edhe në ndeshjen e fundit kundër Besës, ku Apolonia, ndonëse qarkulloi më tepër në lojë, mezi barazoi me penallti në minutat e fundit të takimit.

HYSENSHAHA­J - Është autori i golit të barazimit ndaj Besës. Kapiteni fierak nuk e fsheh faktin se skuadra nuk është ende atje ku duhet, çka vërtetohet edhe nga pikët e grumbullua­ra. “U bënë javë që kemi treguar nivel loje, por rezultatet nuk kanë qenë fort të kënaqshme, - thotë Hysenshaha­j. - Kemi lënë jo pak pikë rrugës dhe kjo nuk është pozitive. Tri javët e fundit janë për t’u harruar në aspektin e pikëve dhe duhet të na shërbejnë për të mbledhur veten. Nuk na duhen fjalë, por punë, djersë, mund dhe sakrificë. Çdo hap fals tani do të na kushtojë shumë në momentet vendimtare”. Në të njëjtën frymë, me apel për përqendrim maksimal, kapiteni fierak flet edhe për ndeshjen kundër Devollit. “Nuk na falen më gabime të tjera, pavarësish­t fushës ku luajmë dhe kundërshta­rit. Duhet të mbledhim mendjen dhe jo të kënaqemi ‘me lugë zbrazur’, pra thjesht me lojë. Duhet të japim të mirën dhe të bëjmë kthesën, edhe pse Devolli është një kundërshta­r i respektues­hëm. Nuk kemi luks për të vazhduar me hapa gjysmakë apo të gabuar, ndaj duhet të shkojmë me mendjen për të fituar dhe jo thjesht të na mbetet dëshirë. Forcat i kemi”, thotë për “Panorama Sport” kapiteni i Apolonisë, Taulant Hysenshaha­j.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania