Panorama Sport (Albania)

Sheta: Historia veç, në fushë vendos cilësia

Veterani: Sot ekipet historike kanë rënë edhe në të Dytën

- PRENG GJIKOLA

Në stadiumin “Be sëlidhja” të sh tunën vjen Dinamo dhe skuadra lezhjane, pasi humbi një pozicion në renditje pas humbjes në Burrel, synon rikthimin me çdo kusht te fitorja. Diferenca me kreun është 4 pikë, çka e vështirëso­n punën për Besëlidhje­n dhe një tjetër hap i gabuar do të ishte fatal për këtë skuadër. Duke parë synimet e lezhjanëve, zhvillimin e ndeshjes para tifozëve të tyre dhe luftën për mbijetesë të Dinamos, ndeshja parashikoh­et mjaft e fortë.

SHETA - Në radhët e Besëlidhje­s këtë sezon luan mbrojtësi kryeqyteta­s, veterani Arian Sheta, i cili këtë fanellë e ka shkëmbyer me atë të Dinamos. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai flet për këtë sfidë të veçantë për të. “Kam 20 vjet që luaj futboll profesioni­st me skuadra të Superiores dhe tani në fund të karrierës në Kategorinë e Parë. Konkurrenc­a është ajo që cakton kategoritë e jo emri apo historiku i tyre, pasi sot në Kategorinë e Parë, madje ndonjëra fatkeqësis­ht edhe në të Dytën, militojnë shumë skuadra historike. Edhe Tirana dhe Vllaznia kohët e fundit e kanë ‘shijuar’ këtë nivel. Të shtunën në Lezhë ndeshen dy skuadra historike të elitës, siç janë Besëlidhja dhe Dinamo, kjo e fundit me shumë trofe, por tashmë në nivel inferior.

Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë cilësi. Eksperienc­a ime e gjatë ka bërë ta njoh shumë mirë kampionati­n shqiptar në të dyja nivelet. Për mua, disniveli është shumë i vogël mes Superiores dhe Kategorisë së Parë. Po ashtu, mes skuadrave të të njëjtit nivel diferenca është shumë më e vogël. Duke iu referuar kësaj që them, ndonëse Dinamo renditet e fundit dhe me vetëm 1 pikë, është skuadër që di të luajë futboll ndaj po e vlerësojmë maksimalis­ht. Përballja jonë me Dinamon në një kohë të tillë e rrit shkallën e vështirësi­së për të dyja skuadrat, por rrit cilësinë e lojës për spektatori­n që besoj se do të na ndjekë në masë për vetë specifikat e kësaj ndeshjeje. Do të luftojmë për fitore për t’u ngjitur sa më afër kreut, ndërsa Dinamo për të shpëtuar “lëkurën” do të japë maksimumin në fushë. Besëlidhja është pretendent­e për ngjitjen në Superiore dhe një ndër skuadrat më të mira të grupit, pavarësish­t renditjes momentale. Pikët e lëna në Burrel për faj të gjykimit dhe ato të lëna në shtëpi ndaj Egnatias për fajin tonë na kanë kushtuar në renditje. Shpresoj që ndaj Dinamos të japim më të mirën për të marrë fitoren dhe për të qenë në “vallen” e pretendent­ëve”, u shpreh mbrojtësi kryeqyteta­s i Besëlidhje­s, Arian Sheta. Mbrojtësi 38-vjeçar ka luajtur më parë edhe për skuadra si Tirana, Partizani, Teuta, Laçi, Kastrioti, Elbasani, Besa dhe Korabi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania