Panorama Sport (Albania)

Kacbufi: Besa s’i druhet askujt, fati në këmbët tona

Qendërmbro­jtësi kavajas e sheh me optimizëm transfertë­n e Pogradecit

- Feriz Ferizaj

Besa ka vazhduar traditën e saj edhe këtë sezon, duke u dhënë besim futbollist­ëve të rinj. Te kavajasit talentet kanë pasur gjithmonë hapësira aktivizimi për të treguar vlerat e tyre, është strategji e klubit. Këtë kampionat në formacioni­n verdhezi janë aktivizuar 19-vjeçarët Shimaj dhe Shaqe, por edhe kavajasit Dobjani, Cara e Kacbufi, pa harruar shijakasin Ndraxhi apo kosovarët Krasniqi dhe Zeqiri. Afrimi i Xhafës, Beqirit dhe Zefit ka bërë që disa të rinj të luftojnë fort për të luajtur dhe kjo ka ndodhur edhe me 18vjeçarin Alesandro Kacbufi, i cili luan paralelish­t edhe me Besën

U-19, kur ajo ka nevojë. “Jam i ri dhe po stërvitem fort që të justifikoj veten sa herë më jepet besimi i trajnerit Magani. Kuptohet që mungesa e përvojës bën të sajën, por mundohem të jap më të mirën time në stërvitje dhe në ndeshje. Kemi lëshuar shumë pikë, por nuk ka pse të qahemi, pasi në fund të fundit jemi ne që kemi gabuar. Në shumë ndeshje kemi humbur gola të sigurt dhe kjo ka bërë që të jemi në pozita jo të mira në renditje.

Kemi shpërdorua­r shumë pikë në këto 7 javë”, ka thënë fillimisht për gazetën mbrojtësi kavajas. Për sfidën e së shtunës në Pogradec ai shton: “Dihet që Pogradeci është një ekip i fortë dhe i kompletuar. Fitorja e kundërshta­rit në fushën e Lushnjës javën e fundit e vërteton këtë gjë. Por ne jemi Besa dhe nuk i druhemi askujt. Personalis­ht mendoj se fati i takimit varet vetëm nga këmbët tona. Kam bindjen se ne, si gjithmonë, do të krijojmë rastet tona, por shpresoj të jemi konkretë në finalizim. Nëse e bëjmë këtë, patjetër që do të kthehemi me pikë nga Pogradeci”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania