Panorama Sport (Albania)

Arbitrat me short, FSHB replikon me Teutën

“Veprojmësi­FIBA,polemikatm­ëshumëngat­ribunasenë­fushë”

- ARTIN LLESHAJ

Faza e parë në Super ligën e basketboll­it të meshkujve është karakteriz­uar nga një rivalitet i lartë, që pasqyrohet qartë edhe në një renditje të ngjeshur. Përveç luftës së fortë sportive në parket nuk kanë munguar as polemikat për sa u përket gjykimeve. Skuadra e Teutës nëpërmjet presidenti­t Arqile Gorea në disa raste ka pretenduar se skuadra e tij është penalizuar nga gjykimet dhe ka kërkuar që caktimi i arbitrave të bëhet me short. Lidhur me këtë çështje, gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar Korab Llazanin, sekretarin e përgjithsh­ëm të Federatës Shqiptare të Basketboll­it. Llazani shprehet se mënyra se si po vepron federata është zgjidhja më e mirë që mund të bëhet. “FIBA dhe asnjë nga vendet që na rrethon nuk e bën përzgjedhj­en e arbitrave me short. Ne kemi një numër të vogël gjyqtarësh ndërkombët­arë dhe këta i kemi caktuar të arbitrojnë në ndeshjet e Superligës. Nëse i shikoni duke nisur nga java e parë e deri te ndeshjet e sotme do të dalloni që këta gjyqtarë kanë qenë në të gjitha takimet. Madje ne i kemi bërë edhe ndeshjet në tri ditë të ndryshme që pikërisht të angazhojmë gjyqtarët më të mirë, duke qenë se kemi të bëjmë me sfida me rivalitet. Siç ka pretendime Teuta, nesër mund të ketë një skuadër tjetër, e çfarë mund të bëjmë, t’i marrim arbitrat nga Kina. Problemati­kat e ndeshjeve sigurisht që nuk kanë qenë produkt i arbitrimev­e. Problemet me arbitrat nuk i kemi pasur në fushë, por në tribuna nga titullarët”. Llazani tregon edhe një moment nga derbi i kryeqyteti­t, ku nga tribuna fillimisht kishte menduar se arbitri kishte gabuar në vendimet e tij: “Në ndeshjen e fundit, PartizaniT­irana, të them të drejtën vetë personalis­ht nga tribuna, në pamje të parë pashë disa faulle dhe gjykova negativish­t për arbitrat. Ndërsa më pas kur kam parë pamjet filmike, kam ndërruar mendim dhe e kam pasur fajin unë e jo arbitrat në fushë. Imagjinoni tani që në vendin tim të jetë dikush tjetër që sigurisht

nuk mund të jetë kaq i informuar apo i azhornuar, do të pretendojë dhe do të mendojë se po i bëhen padrejtësi. Që ka rivalitet dhe grintë është diçka shumë e mirë, por mesazhi im është që gjithsecil­i të bëjë punën e tij, pasi kjo pjesë është tepër e rëndësishm­e”. Sekretari gjithashtu shprehet se në të kaluarën është përdorur edhe shorti, por nuk ka funksionua­r: “Në të shkuarën kemi bërë hedhje shorti dhe na ka rezultuar shumë e shëmtuar duke u krijuar një kaos, pasi nuk mundet çdokush të arbitrojë një finale apo një takim të rëndësisë së lartë”. Në fund, sekretari i përgjithsh­ëm thotë se FSHB po punon që cilësia e gjykimeve të rritet, duke u kushtuar rëndësi imazheve filmike të takimeve: “Në të gjitha ndeshjet ku ka pakënaqësi, ne marrim pamjet filmike dhe në mbledhjet e kolegjiumi­t i shqyrtojmë të gjitha rastet me gjyqtarët. Federata po mundohet që gjyqtarët t’i vendosë në pozita puna, pasi klubet investojnë dhe ata janë aty për të dhënë vendimin e duhur. Sigurisht që gafa kanë ndodhur edhe në kampionate botërore”, përfundon Llazani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania