Panorama Sport (Albania)

Deshamp me artileri të rëndë, për rinovim dhe kualifikim

Franca certifikon stadiumin me yjet, Mbape & Co për... festën

- OLSI TUJANI

Kampionia e botës në fuqi, dy herë fituese e këtij trofeu (1998 dhe 2018) dhe dy herë fituesja e Kampionati­t Europian (1984 dhe 2000) do të jetë në tapetin e stadiumit më të ri kombëtar më 17 nëntor. Didier Deshamp është kujdesur që në shoun e inaugurimi­t të impiantit modern të mos mungojë asnjë prej yjeve. Në listën e përpiluar prej trajnerit të "Gjelave" janë në përbërje të gjithë futbollist­ët më të mirë, nisur me Mbape e gjithkush tjetër që bën pjesë në një ndër organikat më të mira në botë për momentin.

LISTA

Kilië Mbape, Antuan Grizman, Kingslei Koman, Kante, Varan e Mandanda, janë vetëm disa prej futbollist­ëve më të mirë të momentit, nga sulmi në portë, teksa për francezët mungojnë vetëm portieri Lori dhe mesfushori Pogba, të dy të dëmtuar. Deshamp ka publikuar listën për ndeshjen kualifikue­se ndaj Moldavisë më 14 nëntor në "Stade de France" si dhe më 17 nëntor në Tiranë, duke certifikua­r në njëfarë mënyre edhe vendin ku do të luhet ndeshja e fundit kualifikue­se e grupit.

DIDIER DESHAMP

Trajneri 51-vjeçar do të rikthehet sërish në Shqipëri, për një përballje ndaj kuqezinjve, e cila kulmon me pankinën e tij të 100-të në krye të Francës. "E kam përjetuar ndjesinë e 100-tës edhe si futbollist i Francës. Kjo tregon ehe jetëgjatës­inë e një karriere në nivele të larta", është shprehur shkurtimis­ht Deshamp për ndeshjen ndaj Shqipërisë, e cila për të do të jetë një jubile i rëndësishë­m i karrierës. Sipas "Le Parisien", Franca dhe specifikis­ht Deshamp, vjen në Shqipëri me misionin për të finalizuar kualifikim­in dhe për të mbyllur çdo llogari të nevojshme për Europianin e ardhshëm si dhe për... rinovimin. Trajnerit i përfundon kontrata më 2020 dhe shtyrja e saj sigurisht pritet të bëhet para finaleve të kompeticio­nit të rëndësishë­m në verën e ardhshme. Në 98 ndeshje që ka drejtuar, Deshamp ka koleksionu­ar 63 fitore, 18 barazime dhe 17 humbje në krye të "Gjelave".

 ??  ?? Faksimile e listës së publikuar nga Federata Franceze e Futbollit që konfirmon Tiranën si vendndodhj­e të stadiumit ku do luhet më 17 nëntor
Faksimile e listës së publikuar nga Federata Franceze e Futbollit që konfirmon Tiranën si vendndodhj­e të stadiumit ku do luhet më 17 nëntor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania