Panorama Sport (Albania)

Dhunë dhe kushte skandaloze, Gjilani i Mezanit i pandalshëm

- THIRRJE RACISTE

Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani është bërë e pandalshme në Superligën e Kosovës, teksa mban kreun e renditjes pas javës së 14-të, me pikë të barabarta me skuadrën e Ballkanit (30 secila). Gjilani dje ka siguruar një fitore fantastike me rezultatin 1-3 në transfertë ndaj Vushtrrisë. Ekipi i drejtuar nga Mezani ka vendosur bazat e fitores që në minutën e 19-të, kur Razak kaloi skuadrën e tij në avantazh. Armend, në fundin e pjesës së parë, dyfishoi shifrat, ndërsa Progni gjeti golin e tretë, në 45-minutat e dyta. Vushtrria ngushtoi diferencën me anë të Shalës, në minutën e 11të të shtesës. Në këtë ndeshje ka pasur edhe disa incidente, pasi tifozët vendës kanë goditur arbitrin e katërt. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, Ferizaj ka mundur 1-0 Flamurtari­n, me golin e shënuar nga Shala. Gjilani është ngjitur në krye të tabelës me

Ballkanin, me nga 30 pikë, ndërsa Drita ndjek në vendin e tretë me tre pikë më pak, 27. Çudirat nuk kanë fund në futbollin kosovar. Dy ngjarje të turpshme kanë ndodhur në sfidën mes Vushtrrisë dhe Flamurtari­t të Prishtinës. Ish-futbollist­i i Luftëtarit, Xhekson Ferreira, ka rënë pre e racizmit. Tifozët vendës kanë brohoritu "hu-huhu-hu" dhe e kanë quajtur "monkey" që në shqip përkthehen "majmun". Por, ky nuk ishte skandali i vetëm në këtë përballje, pasi ndeshja u ndërpre në minutën e 60-të të ndeshjes, teksa gjyqtari i katërt Burim Jahmurataj u qëllua me mjete të forta nga tifozëria vendëse. Ndeshja u ndërpre për disa minuta, teksa Policia e Kosovës kishte ndërhyrë për t'i larguar tifozët në pjesën perëndimor­e të stadiumit. Si të mos mjaftonin këto 2 episode, portali kosovar "gazetashes­hi.com" ka publikuar pamjet skandaloze të dhomave të zhveshjes dhe banjave në stadiumin "Ferki Aliu" të Vushtrrisë. Futbollist­ët e Vushtrrisë dhe ata të Gjilanit panë tmerr me sy, teksa u futën në dhomat e zhveshjes dhe banjat, ku kushtet ishin të mjerueshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania