Panorama Sport (Albania)

Inter, Politano një muaj jashtë

Konte i ka lojtarët e numëruar, pas Lukakut dhe Lautaros është vetëm Espozito

- Përgatiti: LEDIO NASE

Asnjë frakturë, por siç u parashikua në "Signal Iduna Park" mbrëmjen e ditës së martë, Mateo Politano është i detyruar të mungojë për një kohë të gjatë. Testet klinike, të kryera mes ditës së mërkurë dhe të djeshme në institutin "Humanitas" të Milanos, kanë nxjerrë në dukje në "tërheqje të kaviljes së majtë; kushtet e lojtarit, i cili në fazën e parë të trajtimit do të ketë kaviljen pa lëvizur, do të vlerësohen në javët e ardhshme". "Stop"-i parashikoh­et të jetë prej së paku një muaji dhe sulmuesi mendohet se do të rikthehet në gatishmëri mes sfidave të dhjetorit me Romën (6/12) dhe Barcelonën (10/12). NË FUSHË DERI NË FUND - Rezultati i buletinit të postsfidës me Borusian kishte përjashtua­r ndërlikime kockore. Përplasja me Shulcin në fushë, megjithatë, ka qenë e rëndë, pavarësish­t se Politano qëndroi në fushë deri në fund, megjithëse më shumë se një nga shokët e skuadrës, Godin mbi të gjithë, i kishte këshilluar të dilte, edhe me kusht që të linte skuadrën me dhjetë lojtarë. Është një mungesë e rëndë për zikaltrit, së paku në terma rrotacioni, që i shtohet një reparti ku nuk do të jetë për një kohë të gjatë Sançez. Tani Konte ka vetëm një rezervë pas dyshes Lautaro-Lukaku ose më saktë të riun Espozito. KURA - Një tjetër problem i skuadrës së Kontes janë shpërqendr­imet nga të cilat lojtarët e tij vuajnë në pjesët e dyta, mbi të gjitha në Champions. Diagnoza zyrtare e Kontes është që "luajnë gjithmonë të njëjtët". Dhe është e vërtetë, edhe sepse trajneri nuk u beson shumë rezervave, megjithëse të dhënat e mbledhura nga qendra stërvitore thonë që lojtarët stërviten mirë dhe, përtej të dëmtuarve, forma fizike është optimale. Edhe sipas Lautaros, pati një ulje përqendrim­i. Për Konten kura është angazhimi i lojtarëve ekspertë, të mësuar me fitoret.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania