Panorama Sport (Albania)

Mançester Junajtid, 3 ‘shuplaka’ serbëve për kualifikim­in

Dominuan Partizanin, Rashford: Tani të mos ndalemi

-

Mançester Junajtid konfirmon mo mentin pozitiv që po kalon, sidomos pas barazimit me Liverpulin dhe vazhdojnë të korrin suksese edhe në Ligën e Europës. Madje, ata përsëriten sërish ndaj Partizanit të Beogradit, duke dominuar sfidën dhe duke vendosur në fund rezultatin 3-0. Në "Old Trafford", ndryshe nga mbrëmja e Beogradit, u vu në skenë një ndeshje pa histori, duke qenë se skuadra e drejtuar nga Ole Gunar Solskjaer arriti që të hipotekojë tri pikët, por njëkohësis­ht edhe kualifikim­in matematiko­r për në fazën e 1/ 16-ave të turneut, që në pjesën e parë. Ai që zhbllokoi takimin ishte Grinud, në minutën e 22të: Rashford gjen mes trafikut të mbrojtjes serbe talentin e Junajtid, i cili pasi driblon një kundërshta­r përpara tij godet saktë me të majtën në rrjetë, nga brenda zonës. Avantazhi shton "xhirot" e manovrës angleze dhe pas vetëm 11 minutash vjen edhe dyfishimi i rezultatit. Këtë herë ai që la vulën është Entoni Marsial, një gol spektakola­r, sepse pas një topi të ardhur me shumë fat në këmbët e tij, francezi vallëzon dhe driblon njëkohësis­ht tri mbrojtës të Partizanit të Beogradit, përpara se të djegë edhe

portierin rival në dalje. Gjithçka shumë e lehtë dhe shumë e bukur për Junajtid, i cili nuk humb kohë, por vetëm katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë trefishon me Rashford, një predhë e pakapshme me të majtën nga brenda zonës, pasi Jang i uli topin për ta goditur. 3-0 dhe për Mançesteri­n mund

të mjaftojë edhe kaq, duke qenë se serbët dorëzohen dhe prisnin vetëm me padurim vërshëllim­ën finale, për të marrë avionin që do t'i dërgonte në Beograd.

Rashford - Në fund, njeriu i ndeshjes, Markus Rashford, autor i një asisti dhe një goli shpreson që Mançester Junajtid

të ketë gjetur ritmin e duhur. "Kemi hapur një seri mjaft pozitive dhe shpresojmë që tani e në vazhdim të mos ndalemi më. Në Europë ishte një tjetër natë pozitive për ne, shënuam tri herë dhe u kualifikua­m. Tani duam që ky moment i yni të vazhdojë sa më gjatë të jetë e mundur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania