Panorama Sport (Albania)

Leva qetëson tifozët: Operacioni mund të presë

Polaku tregon për gjendjen e tij shëndetëso­re

-

Edhe në ndeshjen ndaj Olimpiakos­it në Mynih, Bajerni iu fal sulmuesit të tij, Robert Levandovsk­i. Polaku zhbllokoi shifrat në minutën e 69-të të takimit, duke i hapur rrugë edhe një goli të dytë në të 89-ën, të shënuar nga Ivan Perisiç dhe duke marrë kështu një trepikësh të rëndësishë­m, çka i kualifikoi ata për në fazën e 1/8-ave.

Ishte goli i 21-të sezonal për numrin 9 që duket se nuk do të ndalet me kaq. Megjithatë, gjërat për të shihet se po shkojnë mirë edhe jashtë fushës së blertë. Ai së bashku me gruan Ana treguan për tifozët se po prisnin një tjetër fëmijë. Por ajo që shqetëson klubin është fakti se lojtarit i duhet të kryejë një operacion në rrëzën e kofshës dhe kjo mund ta mbajë atë jashtë fushës të paktën për 2 javë. I pyetur se kur dhe sa do të zgjasë pushimi për të, Leva u përgjigj: "Do të vendos pas ndeshjes me Dortmundin nëse do të kryej një operacion apo jo. Por dua t'ju them se ndihem shumë mirë dhe nuk kam asnjë dhimbje gjatë lojës, ndaj nuk ndihem nën presion për t'u operuar apo jo". Të dielën ai do të takohet edhe një herë tjetër me stafin mjekësor për të biseduar më hollësisht rreth gjendjes së tij. Me sa duket, problemi i 31-vjeçarit nuk është edhe aq i rëndë sa ç'u tha në fillim. Bajerni shpreson që ai të presë deri në përfundim të fazës së parë dhe të shfrytëzoj­ë pushimet e gjata dimërore për t'u riaftësuar. "Edhe kjo është një mundësi", tha Leva. Ndërkohë, teksa festonte golin e parë duke futur topin poshtë fanellës, tifozët e kuptuan qartë se dedikimi ishte për gruan e tij në tribunë, e cila ishte shtatzënë. "Goli erdhi në momentin e duhur dhe tani mund ta them zyrtarisht se po presim fëmijën e dytë", tha lojtari një ditë pas fitores ndaj Olimpiakos­it në Champions. Për polakun kjo ishte ndjenja më e bukur në botë: "Jam në një formë të shkëlqyer, por të qenët baba është ndjenja më e mirë në botë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania