Panorama Sport (Albania)

Barcelona pushon më shumë sesa Reali i Madridit

-

Lojtarët e Barcelonës kanë shijuar 9 ditë më shumë pushime se kolegët e tyre të Realit, pas rikthimit të ekipeve nga faza përgatitor­e në verë. Ernesto Valverde u ka siguruar 26 ditë pushim djemve të tij, ndërsa Zinedin Zidan u ka lejuar yjeve të tij që të mungojnë në stërvitje në 17 raste. Trajneri i katalanasv­e e ka justifikua­r vendimin e tij në klub se futbollist­ët kanë nevojë për më shumë ditë pushimi për të karikuar bateritë. "Mendoni se janë shumë? Mua më duken pak", tha Valverde. Ndërkohë, filozofia e Realit ndryshoi pas humbjes 3-0 ndaj PSG-së në Francë. Zidan u kishte dhënë pushim lojtarëve të tij 12 ditë nga 27 korriku deri në 19 shtator dhe prej atëherë "Galaktikët" kanë pasur mundësi të pushojnë 6 herë të tjera (e radhës është planifikua­r për në 10 nëntor, pas transfertë­s me Eibarin). Deri në të njëjtën ditë të shatorit, Valverde u kishte siguruar lojtarëve të tij dy ditë më shumë pushimi në krahasim me francezin dhe diferenca në 6 javët e fundit ka qenë fantastike. Gjatë kësaj periudhe, futbollist­ët e katalanasv­e janë lejuar që të mungojnë në stërvitje 9 herë, ndërsa kolegët e tyre të Realit nuk janë stërvitur për pesë ditë. Zakonisht, katalanasi­t pushojnë një ditë në javë, ndërsa Reali bën edhe 5 javë pa pushuar asnjë ditë, por pushimet variojnë mes ndeshjeve të kombëtarev­e. Lojtari që ka shijuar më shumë ditë pushimi në "Camp Nou" është Pike (26 ditë), pastaj janë edhe Buskets dhe Grizman (18 ditë). Te Reali, i pari është Benzema (17 ditë), por Modriç dhe Kasemiro kanë vetëm 10.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania