Panorama Sport (Albania)

Joshi Mbapenë, PSG i përvishet Zidanit

"Zizu të mos flasë më për lojtarin tonë. Platini xheloz"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Objektivi u arrit, dy javë përpara mad je. Por 1/8-at e Champions-it janë vetëm një etapë për PSG-në e mbushur me yje. Dhe drejtori sportiv, Leonardo, shfrytëzon rastin e kualifikim­it për të vënë pikat mbi "i". Fillimisht replikon me Platininë, pastaj i tregon vendin Zidanit dhe komenton edhe të ardhmen e Ikardit, i cili duhet të shënojë akoma më shumë gola për të qëndruar. Gjithçka pas fitores 1-0 ndaj Bryzhit që u vendos nga goli i ish-kapitenit të Interit. "Duhet të shënojë gola të tjerë përpara se të mendojë për blerjen, - thotë me humor Leonardo. - Është herët për të folur, por më bëhet qejfi që ai ka thënë se do të bëjë gjithçka për të qëndruar".

Leo kundër Platinisë - Por fillimisht Leo i kthen shuplakën Platinisë, i cili kritikoi hapur dy ditë më parë klubin parisien se favorizon numrin e lojtarëve të huaj në klub. "Tashmë është e gjitha çështje parash. Presidenti nga Katari, drejtori sportiv brazilian, trajneri gjerman. Ka vetëm një francez në fushë. Atëherë përse quhet PSG? Mund ta quajnë 'Coca Cola' apo diçka tjetër. Mbape do të kuptojë me moshën se shpejtësia nuk është gjithçka. Kështu që, do të luajë pak më shumë me topin dhe për të tjerët", komentoi ish-kreu i UEFA-s. Por kjo ishte e tepërt për Leonardon

që shpërtheu: "Nuk është hera e parë që Platini na kritikon. E bëri edhe 8 vite më parë. Nuk dua të mendoj se është racizëm. Futbolli tashmë është bërë ndërkombët­ar, nuk shikohet pasaporta. PSG është një klub i madh dhe dëshiron të fitojë. Ndoshta Platini është xheloz, sepse Mbape është francez dhe një prej më të mirëve në botë".

Leo kundër Zizusë - Në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes me Gallatasar­ajin, trajneri i Realit tha se 20vjeçari dëshiron të luajë në "Bernabeu". "Më bezdis pak fakti që Zidan flet për një lojtar të një skuadre tjetër. Nuk është as hera e parë. Tani mjaft. Me gjithë respektin për Zidanin, po flasim për një prej më të mirëve në botë, i cili ka edhe 2.5 vite kontratë me ne. Duhet të tregojë respekt ndaj nesh. Të gjithë e duan Mbapenë, por askush nuk mund ta ketë, ka kontratë me ne".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania