Panorama Sport (Albania)

Plas grushti tek Anglia, Sterling përjashtoh­et

Sulmuesi i Sitit dhe mbrojtësi i Liverpulit ndahen nga shokët

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Grumbullim­i i ko mbëtares angleze në vigjilje të ndeshjeve kualifikue­se të "Euro 2020" kundër Malit të Zi dhe Kosovës është goditur nga një incident i bujshëm. Rahim Sterling, ylli i Mançester Sitit, është përjashtua­r nga grumbullim­i prej trajnerit Garet Sauthgejt pas një sherri me mbrojtësin e Liverpulit Xho Gomez. Sterling dhe Gomez u përplasën në fushë në minutat e fundit të ndeshjes Liverpul-Siti të dielën në "Anfield" dhe një ditë më vonë u gjendën përballë njëri-tjetrit në kombëtare. Një përplasje aspak miqësore, me asin e Guardiolës, i cili ka kapur prej qafe shokun e tij të kombëtares përpara se të ndaheshin nga shokët e tjerë në mensën e qendrës stërvitore të kombëtares. Gomez kishte hyrë më herët në mensë, ku ndodhej së bashku me shokë të tjerë të kombëtares dhe pasi hyri Sterling ai tha diçka pas së cilës nisën të gjithë të qeshnin. Sulmuesi i Sitit u ndje i ofenduar dhe i tha: "Tani mendon se je i fortë? Mos e kruaj me mua", dhe më pas shkoi duke e kapur prej qafe. Kapiteni i Liverpulit, Xhordan Henderson, ndërmjetës­oi një seancë pajtimi në dhomat e njërit prej lojtarëve, ku ata u pajtuan dhe i kërkuan falje njëri-tjetrit. Gomez i kërkoi trajnerit të mos e dënonte Sterlingun, por Sauthgejt mori menjëherë masa, duke e përjashtua­r sulmuesin e Sitit nga skuadra për ndeshjen kundër Malit të Zi.

NDJESA - Trajneri i Anglisë mbërriti në këtë konkluzion pas një takimi me të gjithë futbollist­ët dhe stafin. Një takim ku Sterling i kërkoi ndjesë si Gomezit, ashtu edhe shokëve të kombëtares, por që vendimi për ta dënuar në ndeshjen e radhës mbeti në fuqi. Pak më vonë mbërriti edhe ndjesa publike përmes "Instagram"-it: "Të gjithë e dini se çfarë do të thotë Liverpul-Siti për mua (Sterling u largua nga "Anfield" për në Mançester 4 vite më parë). Me Xho shkëmbyem ndonjë fjalë të tepërt, por tani gjithçka kaloi dhe shohim përpara. Ky sport të detyron t'u dorëzohesh emocioneve ndonjëherë, por unë jam mjaftueshë­m burrë për të pranuar se emocionet mbizotërua­n mbi logjikën. Si unë, ashtu edhe Gomez e dimë se bëhet fjalë për 5-10 sekonda çmendurie dhe e kemi hedhur pas krahëve. Le të mos e bëjmë më të madhe çka ndodhi dhe të përqendroh­emi te ndeshja e së enjtes". Një takim që në fakt Sterling nuk do të mund ta luajë. Por do të jetë në Prishtinë në datën 17.

 ??  ??
 ??  ?? Incidenti gjatë Liverpul-Siti të dielën që provokoi sherrin në kombëtare 24 orë më vonë
Incidenti gjatë Liverpul-Siti të dielën që provokoi sherrin në kombëtare 24 orë më vonë
 ??  ?? Shenjat e Gomezit në sy pas sherrit me Sterling
Shenjat e Gomezit në sy pas sherrit me Sterling
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania