Panorama Sport (Albania)

Për Mjeshtrit e Mëdhenj të sportit

- Nga ARTAN SHYTI

Titulli “Mjeshtër i Madh” është, pa dyshim, i rëndësishë­m për këdo në sport. Si vlerësim i një kontributi të...

Tnë itulli “Mjeshtër i Madh” është pa dyshim i rëndësishë­m për këdo sport. Si vlerësim i një kontributi të spikatur, ky titull i bën nder jo vetëm atij apo asaj që e merr, por edhe institucio­nit që e jep, në këtë rast institucio­nit të presidenti­t të Republikës. Sporti ka qenë gjithmonë në vëmendjen e këtij institucio­ni dhe nderimi që u është bërë njerëzve të sportit shkon jo vetëm për individët që e përfitojnë, por edhe për gjithë sportin.

Por ndodh që, ndonjëherë, harrohen të nderohen individë që meritojnë po aq sa ata që e kanë marrë këtë titull e ndoshta, më shumë. Në sport kontribuoj­në shumë kategori profesioni­stësh si drejtues institucio­nesh, administra­torë federatash e klubesh, pedagogë, kërkues shkencorë, mjekë e mësues. Edhe këto kategori, kur kanë treguar vlera të mëdha e të jashtëzako­nshme duhen marrë në konsiderat­ë dhe duhen nderuar, njësoj si sportistët e dikurshëm.

Konkretish­t, unë nuk besoj se Flutura Celkupa e ka marrë titullin “Mjeshtër i Madh”. Por unë, gjithashtu, nuk besoj se nga qindra apo mijëra ish-studentët e saj, do të dilte dikush kundër vlerësimit të drejtoresh­ës së ILKF “Vojo Kushi” me këtë titull. Sikur edhe një prej tyre të ishte kundër do të habitesha. Drejtoresh­a jonë, një drejtuese e aftë, e rreptë dhe e dashur në të njëjtën kohë, ka merituar nderimin dhe respektin e të gjithë brezave të studentëve të sportit. Dhënia e titullit “Mjeshtër i Madh” do të formalizon­te një vlerësim të gjithanshë­m dhe një kontribut të çmuar. Ky titull do t’i gëzonte të gjithë studentët e saj po aq sa atë vetë. Po Prof.Dr. Vesel Rizvanolli­t kur do të kujtohen dhe t’ia japin të paktën këtë titull? E kanë marrë specialist­ë që vlejnë shumë më pak se ai si në nivel sportiv, shkencor e drejtues. Çfarë duhet të bëjë më tepër Rizvanolli që të kujtohet dikush dhe ta propozojë? Ka qenë për 50 vite: sportist cilësor, mësues i shquar, pedagog e kërkues shkencor i jashtëzako­nshëm, zv.ministri i parë i sportit që la gjurmët më të rëndësishm­e në menaxhimin shtetëror të sportit, president reformator i Federatës së Volejbolli­t, rektori që bëri Universite­tin e Sporteve të tillë dhe që e çoi në nivele që vështirë se kapërcehen. Ç’duhet të bënte më tepër që të barazohet me një sportist të shquar, që e merr titullin për kontribute në një aktivitet që e ka ndërprerë 40 vite më parë?

Universite­ti “Marin Barleti” ka ndërmarrë nismën për të propozuar që këtyre dy personalit­eteve të sportit t’u jepet ky titull, si detyrim moral dhe institucio­nal. Besojmë në mbështetje­n e të gjithë atyre që kanë të njëjtin vlerësim si ne. Sepse ky titull nuk është vetëm për ish-sportistë që e kanë mbyllur karrierën sportive 30-40-50 vite më parë. Ky titull u duhet dhënë edhe atyre që për 30-40-50 vite kanë kontribuua­r për sportin në shumë profesione të nderuara, pa të cilat nuk do të kishim as sportistë e trajnerë të nderuar!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania