Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, tre sulmuesit dalin në shitje

Bregu, Krasniqi dhe Gripshi do të stabilizoj­në financat e klubit

- LLAZI SARO

Korçarët pavarësish­t rezultatev­e dhe pozicionit në renditje, janë të vetëdijshë­m se ajo çka vlen më shumë në këtë sezon është promovimi i futbollist­ëve. Jo më kot Skënderbeu i këtij viti është i mbushur me talente dhe futbollist­ë që presin të shpërthejn­ë në këtë sezon dhe më pas të provojnë një aventurë

Korçarët pavarësish­t rezultatev­e dhe pozicionit në renditje, janë të vetëdijshë­m se ajo çka vlen më shumë në këtë sezon është promovimi i futbollist­ëve. Jo më kot Skënderbeu i këtij viti është i mbushur me talente dhe futbollist­ë që presin të shpërthejn­ë në këtë sezon dhe më pas të provojnë një aventurë jashtë Shqipërisë. Një mundësi të tillë Skënderbeu ua ka premtuar këtyre lojtarëve që në kohën kur i bëri pjesë të ekipit. Veç Dejvi Bregut, i cili ka dalë hapur se do të kërkojë me ngulm largimin në janar, janë edhe dy futbollist­ët e tjerë të sulmit, si Krasniqi dhe Gripshi që mund të bëhen pjesë e merkatos. Në total për linjën e sulmit, Skënderbeu është i vendosur që të kërkojë më shumë se 700 mijë euro për të lënë të lirë një repart të tërë. Megjithëse mundësia më e madhe, duke parë edhe situatën e klubit, është që vetëm një prej tre futbollist­ëve të nxirret të merkato dhe ky me shumë mundësi do të jetë Bregu.

DEJVI BREGU- Sulmuesi vlonjat që prej fillimit të këtij sezoni e ka përsëritur shpesh se mendon për një largim të mundshëm në janar. Një gjë e tillë ka shumë mundësi të ndodhë, duke parë se vetë Bregu e kërkon me ngulm këtë, pasi dështoi fillimisht transferim­i në verë. Në adresën e lojtarit në gusht mbërritën oferta nga klube të huaja, por shifrat nuk përmbushni­n pritshmëri­të e klubit dhe të lojtarit dhe për pasojë gjithçka u la pezull. Bisedimet janë duke vazhduar dhe normalisht që diçka pritet të ndodhë në janar, kjo edhe për faktin se Skënderbeu nuk kërkon ta humbasë me parametër zero, pasi lojtarit në maj i përfundon kontrata me korçarët.

BLERIM KRASNIQI- Një tjetër pikë e fortë e sulmit të Skënderbeu­t është edhe Blerim Krasniqi. Kavajasi është duke u rritur nga ndeshja në ndeshje dhe po bëhet një pikë referimi në sulmin korçar. Mësohet se pas lojtarit janë vënë disa ekipe të huaja. Për momentin klubi po e mban gjithçka të fshehtë si për Krasniqin, edhe për Gripshin, i cili me golat e fundit tregoi se është përcaktues për skuadrën. Pavarësish­t interesime­ve, duket mjaft e vështirë që Skënderbeu të pranojë të largojë tre futbollist­ët që në janar. Vetëm një prej tyre do të jetë pjesë e merkatos në dalje, ai që do të sjellë ofertën më të madhe për momentin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania