Panorama Sport (Albania)

Elozhe Rejas, Cikalleshi: Për Panuçin e tregoi koha...

Sulmuesi: Tani jemi rritur shumë, frymë e re në grup

-

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, ka folur për mungesën prej dëmtimit në ndeshjet e nëntorit me Shqipërinë, si dhe për atmosferën në grup që me ardhjen e trajnerit Reja. Ai ka thumbuar edhe Panuçin. MUNGESA - "Kam një dëmtim të gradës së parë. Duhen 2 javë rikuperim dhe terapi".

STADIUMI I RI - "Unë nuk jam në fushë, por do të jem i lumtur për këdo që do të shënojë i pari në stadiumin e ri dhe besoj se do të mbahet mend gjatë".

SITUATA NË KOMBËTARE - "Situata në grup është mjaft e mirë. Vijmë nga një fitore në Moldavi dhe një përfaqësim i mirë në Turqi. Ka pak shqetësime me dëmtimet, por duke parë situatën që jemi dhe duke përmendur dhe trajnerin e ri, jemi në rrugën e mbarë. Nuk duhet të kënaqemi me kaq, pasi rruga është e gjatë dhe do përkushtim për ta mbajtur këtë pozitivite­t. Jam i kënaqur që kemi Rejën, pasi nuk e ndiej vetëm unë frymën e re që është futur në grup. Në aspektin personal shpresoj të vazhdoj në Kombëtare. E ndiej që ka pasur një rritje në lojë, por për fat të keq, nuk jemi pranë kualifikim­it. Ne si lojtarë e vuajmë ende atë ndeshje me Turqinë, pasi mund të ishte pikë kthese për ne". PRURJET E REJA - "Trajneri ka sjellë lojtarë të rinj në ekip dhe mendoj se mund të jenë shumë të mira këto ndeshje për të fituar lojtarë të rinj e për të krijuar grupin. Sa më shumë lojtarë të rinj të ketë, aq më tepër rritet konkurrenc­a dhe nga kjo fiton Kombëtarja".

SHERRI ME PANUÇIN - "Fjalët për këtë temë do të ishin të tepërta, por koha është treguesi më i mirë. Si Panuçi, edhe unë, e kemi marrë përgjigjen. Dihet ku është Panuçi tashmë dhe ku jam unë", ka deklaruar sulmuesi në emisionin "Procesi Sportiv" në "Top Channel".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania