Panorama Sport (Albania)

Kumbulla, i dëmtuar: Çfarë më tha Reja dhe ëndrra për Serinë A

Mbrojtësi i Veronës: E nisa 8 vjeç në këtë klub dhe realizova dëshirën

-

Marash Kumbulla u ndal në momentin e tij më të mirë, teksa për shkak dëmtimi nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren në dy ndeshjet e fundit. Në këtë sezon debutues në Serinë A,, qendërmbro­jtësi ka bërë paraqitje të shkëlqyera me Veronën. Së bashku me Amir Rrahmanin, kanë qenë një nga dyshet e mbrojtjes më të mira në Serinë A. Dje 19-vjeçari ka dhënë një prononcim për mediat italiane, ku flet për dëmtimin dhe disa tema të tjera lidhur me aventurën te Verona dhe ëndrrat që ka. “Tani unë jam pak më mirë, kam pasur një problem të vogël, por jo aq shumë serioz. Po vazhdoj rikuperimi­n dhe shpresoj të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur”, sqaroi fillimisht mbrojtësi. SERIA A DHE ËNDRRA

Kumbulla ndihet i plotësuar që ka arritur të realizojë ëndrrën e tij për t’u aktivizuar në Serinë A. “Unë erdha te Verona kur isha vetëm 8 vjeç. Kam kaluar në ekipet zinxhir dhe tani jam në skuadrën e parë. Jam shumë i lumtur që kam dhënë kontributi­n tim. Mendoj se çdokush e ka ëndërr të luajë në Serinë A dhe unë ia arrita. Kam bërë tifo për këtë klub që kur kam qenë i vogël, kështu që kjo që unë po kaloj tani ka qenë edhe ëndrra ime. Prindërit e mi janë shqiptarë dhe kanë jetuar këtu në Itali për më shumë se njëzet vjet. Ndihem si italian, po ashtu edhe shqiptar, por pa dyshim edhe më shumë shqiptar, sepse luaj edhe për Kombëtaren”, deklaroi talenti shqiptar i Veronës. REJA DHE MALDINI Kumbulla tregon edhe bisedën që ka bërë me trajnerin Edoardo Reja përpara se ta grumbullon­te në Kombëtare. “Reja më tha se më kishte parë shpesh teksa unë luaja, madje edhe në përgatitje­t parasezona­le. I pëlqente mënyra se si unë luaja. Kështu që ai më thirri në Kombëtare për të më parë nga afër. Bëra edhe debutimin tim në Moldavi”, tregon shkodrani. I pyetur se kush është mbrojtësi më i fortë për të në futboll, Kumbulla befason me përgjigjen, pasi përmend emrin e një legjende të Milanit dhe jo të ndonjë lojtari që është ende në aktivitet: “Pa dyshim Maldini”, thotë i riu, ndërsa flet edhe për paraqitjen te Verona. “Unë duhet të vazhdoj me këtë performanc­ë dhe duhet të përmirësoh­em në disa aspekte”, përfundoi Kumbulla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania