Panorama Sport (Albania)

Kamberi: Skema ideale, ja pse zgjodha Shqipërinë

"FSHF insistoi për mua, u interesuan edhe Kosova e Zvicra"

- LEONIDHA MUSAJ

Edi Reja vazhdon rinovimin e Ko mbëtares dhe i fundit në listën e risive ishte 24vjeçari Florian Kamberi. Sulmuesi i Hibernians në Skoci vjen si një nga prurjet premtuese. Në një rrëfim për "Edinburgne­ws", lojtari që ka veshur në të shkuarën fanellën e Kombëtares U-21 të Zvicrës, ka treguar zgjedhjen për kuqezinjtë si dhe objektivin personal për këto dy përballje ndaj Andorrës dhe Francës.

DEBUTIMI - "Do të jetë diçka e madhe nëse luaj në këto dy ndeshje dhe shpresoj të përfshihem e të krijoj një përshtypje të mirë. Çdo ndeshje për Kombëtaren tonë është një privilegj, pavarësish­t cili ekip është përballë. Megjithatë, të jem në fushë që në ndeshjen e parë ose edhe të dytën përballë një ekipi si Franca kampione bote është diçka shumë emocionues­e. Do të jetë ndeshja e parë në stadiumin e ri për Kombëtaren dhe besoj se do të jetë një atmosferë e mrekullues­hme. Për mua kjo është një periudhë e mrekullues­hme", ka thënë Kamberi.

KARRIERA - "Nëse je një lojtar Kombëtarej­e, njerëzit të shohin me sy tjetër. Ata kanë më shumë pritshmëri nga ti, por unë mund ta përballoj presionin shumë mirë. Nuk jam djalë i dobët, përkundraz­i, më pëlqen presioni. Mezi e pres këtë sfidë dhe kam shumë besim", shtoi sulmuesi.

ZGJEDHJA - "Kurrë nuk kam qenë duke pritur për një kombëtare të veçantë. Gjithmonë kam qenë në kontakte me Zvicrën, Kosovën dhe Shqipërinë. Doja fillimisht të përqendroh­esha dhe të luaja rregullish­t në klubin tim. Kjo, sepse në ekipin tim të mëparshëm, Grasshoper­s, nuk luajta për gjashtë muaj. Kështu që, për mua ishte e rëndësishm­e të luaja një vit të plotë si titullar dhe të shënoja gola. Tani është koha e duhur për të treguar veten me Kombëtaren", tregon sulmuesi.

KUQEZINJTË - "Shqipëria tregoi interes të veçantë për mua. Më telefonuan mua dhe menaxherin tim e më treguan se më duan dhe u nevojitem. Kjo tregon besimin e tyre tek unë. Nuk dua të pres për një kombëtare, por kam dëshirë të shkoj aty ku jam i nevojshëm dhe Shqipëria është Kombëtarja e duhur për mua. Është privilegj për mua të luaj për Shqipërinë. Kam njohur disa prej lojtarëve dhe kjo ma bën më të lehtë", ka zbuluar futbollist­i që luan në Skoci me Hibernians­in.

ORIGJINA - "Prindërit e mi janë nga Kosova, por për mua nuk ka asnjë ndryshim mes Kosovës dhe Shqipërisë. Për mua është vetëm një komb dhe të gjithë ne flasim të njëjtën gjuhë. Dua ta përfaqësoj vendin dhe familjarët e mi janë shumë krenarë. Është diçka speciale për prindërit e mi të shohin djalin e tyre të përfaqësoj­ë Kombëtaren shqiptare". KONFERENCA

I pranishëm për herë të parë në grumbullim­in e Kombëtares, dje Florian Kamberi ka dalë përpara mediave në konferencë­n e radhës për shtyp. Ja si iu përgjigj sulmuesi pyetjeve të gazetarëve: Pse zgjodhët Shqipërinë?

Për mua ishte kollaj të zgjidhja Shqipërinë, pasi kishte më shumë interes ndaj meje dhe për këtë arsye vendosa që ta përfaqësoj këtë Kombëtare. Djemtë më kanë pritur shumë mirë që në ditën e parë.

A keni pasur dyshime për ta bërë këtë zgjedhje?

Ka qenë kollaj të vendos për Shqipërinë.

Jeni gati për të qenë titullar?

Jam në një formë të mirë. Nuk janë në dorën time dokumentet, pasi merren të tjerë me këtë punë. Unë jam gati gjithsesi. Çfarë ju ka thënë Reja?

Nuk kam folur ende me të. Unë jam mësuar të luaj me dy sulmues dhe Shqipëria luan me skemën 3-5-2. Mua më bëhet mirë kështu.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania