Panorama Sport (Albania)

Fangaj i pezulluar, Laçi probleme para “demave”

-

Me ndryshimin në pankinë, Laçi mbetet i pamposhtur prej një muaji, pasi nën drejtimin e trajnerit Armando Cungu kurbinasit i kanë fituar të katërta takimet e fundit. Falë kësaj ecurie bardhezinj­të janë ngjitur ndjeshëm në renditje, duke ndarë vendin e tretë me Tiranën në kuotën e 19 pikëve, tri më pak se Partizani kryesues. Pas kësaj ecurie mbresëlënë­se, të besuarit e trajnerit Cungu i pret një ndeshje e vështirë, pasi kalendari i javës së 13-të i vë përballë kampionëve në fuqi në transfertë. Përpos forcës së kundërshta­rit, kurbinasit kanë edhe disa probleme të tjera për këtë sfidë, pasi kanë mangësi në prapavijë. Në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit mbrojtësi Abdurrahma­n Fangaj u ndëshkua me karton të verdhë. Shkodrani me këtë ndëshkim ka plotësuar kuotën e katër kartonëve të verdhë, kështu që automatiki­sht është i pezulluar për Partizanin. Kapiteni Eglentin Gjoni ka nisur fazën e riaftësimi­t pas operacioni­t që ka kryer në krah para disa javësh, por mbrojtësi është në dyshim edhe për sfidën e radhës. Me Fangajn të pezulluar dhe Gjonin në dyshim, i bie që trajneri Cungu të ketë në dispozicio­n vetëm dy mbrojtës të mirëfilltë, Ignjatoviç dhe Domgjonin. Në këto kushte, trajneri Cungu është i detyruar që gjatë kësaj periudhe të ideojë “arnimet” në mbrojtje, në mënyrë që seria pozitive të mos ndalet as ndaj kampionëve të fuqi. Laçi nuk njeh humbje në kampionat që nga transferta me Tiranën, ku më 19 tetor u mundën 2-1 në kryeqytet, disfatë e cila erdhi në debutimin e trajnerit Cungu, që mori stafetën te kurbinasit pas largimit të Sulejman Starovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania