Panorama Sport (Albania)

Janku: Na kapi euforia në fund, Bylisi do rikthehet më i fortë

- Erjon Saliu

Bylisi pësoi humbjen e dytë për këtë sezon dhe të parën për fazën e dytë. Ekipi u mund në shtëpi nga Skënderbeu me rezultatin 2-3. Ballshiotë­t e kanë me gjykimin, ndërsa skuadra, si edhe pretendojn­ë ata, duhet ta fitonte ndeshjen. Lojtarët titullarë marrin edhe përgjegjës­itë e tyre.

JANKU - Stivian Janku është një nga lojtarët premtues të Bylisit. Janku ka luajtur në pesë takime të këtij sezoni si titullar, ndërsa në Shkodër shënoi golin e fitores së ballshiotë­ve. Stivian Janku ndihet keq, që nuk arriti të ndalte atë sulm të korçarëve dhe sidomos Gripshin ku Skënderbeu shënoi edhe golin e tretë. “Më vjen keq që u mundëm në momentin tonë më të mirë. Ne nuk duhej që të dilnim të paktën pa pikë nga ajo ndeshje. Golin e parë të korçarëve tashmë e ka parë tërë Shqipëria. Ishte një penallti që nuk duhej dhënë ndërsa neve na është mohuar një penallti, të cilat kanë ndryshuar komplet rrjedhën e lojës. Ndoshta edhe ne lojtarët në ato 4-5 minuta kur realizuam golin e dytë nuk duhet të ishim treguar euforikë, por futbolli kështu e ka”, tha shtatlarti Janku. Mbrojtësi ndihet i privilegju­ar që po luan si titullar në Superiore, ndërsa i ka shërbyer shumë edhe eksperienc­a e Hidit, Goxhajt apo dhe Bicit. “Unë kam luajtur si me Bicin, ashtu edhe me Goxhajn, por, natyrisht edhe me portierin Isli Hidi që më mbështet shumë, madje na flet ne djemve të rinj. Normalisht që nga karriera që ata kanë, unë mësoj dhe perfeksion­ohem akoma më shumë”, tha Janku.

SITUATA - Në Ballsh presin të kenë gati edhe Antonin e Bicin për ndeshjen e radhës me Kukësin, e cila me shumë gjasa do të luhet në “Elbasan Arena”. Ndërkohë, që deri para kuksianëve, ballshiotë­t kanë në plan të luajnë edhe miqësore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania