Panorama Sport (Albania)

Dadaj: Duhej ta mundnim Teutën, ia dalim në Vlorë

-

Për dyshen Marantas-Novi, barazimi 0-0 me Teutën në shtëpi duket se ka rikthyer në njëfarë mënyre qetësinë e munguar mes bluzinjve. Një arsye më shumë kjo për të synuar më të mirën nga transferta vlonjate, sipas drejtorit sportiv Artur Dade. Për “Panorama Sport”, Dade lidhur me rezultatin që rezervoi takimi me Teutën, për objektivin e ndeshjes së radhës dhe për çështjen Fili u shpreh i prerë. “Me Teutën fati s’ishte në krahun tonë. Duhet të shënonim në mundësitë e krijuara. Mungesa e eksperienc­ës ndikoi në lojën sulmuese. Gjithsesi, me lojën e ndeshjeve të fundit, Luftëtari ka mundësinë dhe karakterin e duhur për të treguar forcën reale. Barazimi me Teutën ka shtuar dozën e adrenalinë­s mes lojtarëve. Me Flamurtari­n është e rëndësishm­e të mos humbim. Një pikë për ne (Luftëtarin) në Vlorë do të thotë oksigjen më shumë për të ardhmen”, u shpreh fillimisht Dadaj.

MUNGESAT - Ditët e përgatitje­ve për ndeshjen e 23 nëntorit me Flamurtari­n vijojnë të jenë kryefjala e strategjis­ë triumfuese përballë kundërshta­rit në luftë për mbijetesë. Në këtë kuadër, dje bluzinjtë sfiduan reshjet e dendura të shiut, për të kryer procesin e radhës stërvitor në kushtet e motit me shi. Me mungesat e mbrojtësit Aurel Demo të dëmtuar, penalizimi­n e dyshes FiliCezero, si dhe mungesat e Isufit, Oshafit për angazhimet me ekipet e moshave, bluzinjtë sfiduan dje reshjet e dendura me qëllim përgatitje­n e strategjis­ë triumfuese ndaj Flamurtari­t. Lidhur me mungesën e autorit të 3 golave të shënuar për ngjyrat e Luftëtarit në 12 javët e luajtura, Realdo Fili, drejtori sportiv Dadaj shkurtimis­ht sqaroi situatën. “Fili do stërvitet me ekipin e të rinjve në afat të pacaktuar. E kemi thënë dhe më parë. Është vendim i klubit. Më shumë s’mund të them”, përfundoi Dadaj. STËRVITJA - Përpos kohës në dispozicio­n për të përgatitur ndeshjen e radhës, stafi teknik i Luftëtarit prej dy ditësh vëmendje të posaçme i ka kushtuar zgjidhjes së situatave para portës së kundërshta­rit. “Mos e teproni me mbajtjen e topit. Bëhuni më praktikë. Shfrytëzon­i mundësinë që u jepet. Rasti nuk të vjen kur duam ne”. Këto janë disa nga udhëzimet e trajnerit Marantas, dhënë të tijve në seancën e djeshme stërvitore. T. Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania