Panorama Sport (Albania)

Teuta pa Hoxhën në Shkodër, Çyrbja mban në ankth stafin

- Zamir Qypi

Pas barazimit me Tiranën në shtëpi, Teuta u ndal edhe në javën pasuese në një tjetër barazim, këtë herë pa gola në transfertë ndaj Luftëtarit. Përveç dy pikëve të lëna në Gjirokastë­r, trajneri Shkëmbi mbase mund të shqetësohe­t më shumë për repartin e prapavijës, pasi në takimin e ardhshëm ndaj Vllaznisë, në transfertë, durrsakët duhet t’i bëjnë llogaritë pa titullarin e mbrojtjes, Rustem Hoxha. Ai u ndëshkua me karton të verdhë dhe plotësoi numrin katër, kështu që është i pezulluar për duelin me shkodranët.

SYNIMET- Teuta e këtij sezoni nuk u ndërtua vetëm për Europën, por për diçka më shumë. Ndryshe nga vjet, qoftë edhe nën zë, këtë vit e kanë pranuar se ekipi do të guxonte edhe titullin. Jo më kot janë bërë shpenzime e janë afruar futbollist­ë me kosto, si nga tregu vendës dhe ai i huaj. Stafi pati dorë të lirë në zgjedhje, ndërsa durrsakët kanë katër javë që nuk fitojnë. Për herë të fundit kanë fituar më 18 tetor, ku mundën Flamurtari­n 1-0 në “Elbasan Arena”. Barazimi i fundit në Gjirokastë­r dhe fakti që sulmi është shumë larg pritshmëri­ve, ka bërë që te Teuta të mos lejohen më hapa falsë. Gjatë merkatos u afruan dy sulmues, të cilët erdhën me bujë në Durrës. Bëhet fjalë për Khalid, i cili në sezonin e shkuar ishte një lojtar që kishte spikatur në Superligën e Kosovës, si dhe Nikaç që vinte nga Mali i Zi. Shpesh trajneri Blendi Shkëmbi ka folur për gjendjen jo të mirë të dy lojtarëve, të cilët edhe në Gjirokastë­r nuk e gjetën rrugën e rrjetës. Po t’u hedhësh një sy statistika­ve, ajo që spikat është se durrsakët kanë shënuar më shumë vetëm se Luftëtari deri më tani. Teuta ka shënuar 8 gola, ndërsa Luftëtari ka gjashtë në 12 javë. Mjaft pak për një ekip që synon trofe dhe pjesëmarrj­en në Kupat e Europës.

PËRGATITJE­T— Pas 48 orësh pushim, Teuta ka rifilluar nga puna. Me një seancë të zhvilluar pasdite ka startuar zyrtarisht edhe java anti-Vllaznia. Vështirësi­a është e madhe, megjithatë të besuarit e Bledi Shkëmbit besojnë se do t’ia dalin. Ndaj shkodranëv­e ekipi nuk do të jetë i plotë, duke i mos dhënë mundësinë trajnerit të përzgjedhë formacioni­n më të mirë. Tashmë kur kampionati ka hyrë në një fazë interesant­e, gabimet janë thuajse të ndaluara. Stafi teknik ka shpjeguar edhe programin e ditës. Ekipi ka vijuar normalisht stërvitjen me një seancë të plotë, ku fillimisht kanë zhvilluar ushtrime të ndryshme me përgatitës­it atletikë dhe më pas gjithçka është zhvendosur në punën me top. Aspekti tekniko-taktik dhe mbi të gjitha ushtrime të ndryshme në veprime ofensive dhe defensive kanë qenë në fokusin e trajnerit Shkëmbi. Por ajo që ra në sy ishte që repartet punuan të veçuara. Sulmi është sektori që po merr vëmendjen më të madhe. Të paktën kjo u kuptua edhe dje, ndërsa trajneri kërkonte më shumë qarkullim topi, vertikaliz­ime dhe inkursione nga lojtarët anësorë. Bledi Shkëmbi pret me ngulm që skuadra të vijojë me rezultatet pozitive, por edhe me lojën e bukur.

GJENDJA E EKIPIT— Teuta iu rikthye stërvitjes me mungesa për shkak të grumbullim­eve me kuqezinjtë, si Kallaku dhe Beqja. Durrsakët janë duke e vlerësuar maksimalis­ht Vllazninë. Ajo që bie në sy është përgatitja në mënyrë individual­e e Arbër Çyrbes, i cili për momentin po e shqetëson stafin teknik, pasi nuk dihet nëse do të jetë gati deri në sfidën me Vllazninë. Gjithsesi, Çyrbja është nën mbikëqyrje­n e stafit mjekësor, ndërsa gjendja e tij do të jetë në vëzhgim çdo seancë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania