Panorama Sport (Albania)

Vllaznia i falet ndërprerje­s, rigjen mbrojtësin maqedonas

Gligorov do të jetë gati, klubi me sytë nga braziliani Hygor

- Admir Uruçi

Ndërprerja e kampionati­t duket se ka mbërritur në momentin e duhur për Vllazninë. Një gjë të tillë e kanë theksuar edhe drejtuesit e saj. Ato do të shfrytëzoj­në këto ditë për të rregulluar ato defekte që janë hasur në takimet e fundit, ku barazuan në kryeqytet me Tiranën. Por me shumë gjasa këto do të jenë ditë të përshtatsh­me për stafin teknik. Pas një mungese të gjatë, trajneri Jonuz do të ketë të gatshëm edhe një nga lojtarët që ka shfaqur shumë vlera në takimet ku është aktivizuar, maqedonasi­n Filip Gligorov. Mësohet se Gligorov mund të jetë i gatshëm gjatë këtyre ditëve për teknikun Jonuz. Ai ka munguar që pas takimit me Flamurtari­n duke sjellë jo pak probleme edhe për sa i përket ndërtimit të formacioni­t nga ana e trajnerit maqedonas. Ai ka qenë një nga lojtarët që ka sjellë shumë garanci si në fazën mbrojtëse, e po ashtu edhe në aspektin sulmues për ekipin shkodran. Nga stafi mjekësor mësohet se Gligorov mund të jetë i gatshëm që këtë javë për të qenë së bashku me ekipin në stërvitje.

RIAFTËSIME­T- Përveç Gligorovit, ndërprerja e kampionati­t do të vlejë edhe për lojtarët e tjerë. Fluksi i takimeve ka bërë që lodhja të ndihet në këmbët e tyre. Këto ditë do të jenë të mjaftueshm­e për një rikuperim të mundshëm për gjithsecil­in prej tyre, por edhe për ato që kanë pasur dëmtime të vogla. Këto ditë shpresohen që të jenë të mjaftueshm­e edhe për braziliani­n Hygor që të kalojë problemet e tij familjare në Brazil dhe të jetë së bashku me ekipin në përballjen e ardhshme ndaj Teutës.

STËRVITJA- Nisur nga ndërprerja e kampionati­t për këtë fundjavë, trajneri Mirsad Jonuz e ka lënë dy ditë pushim ekipin e tij. Pikërisht dita e hënë dhe e marta janë lënë pushim nga ana e teknikut në mënyrë që lojtarët të rigjeneroj­në energjitë për të qenë të gatshëm për stërvitjet e këtyre dy javëve, të cilat janë në funksion të Teutës.

DITËLINDJA E LEKIQIT- Trajneri i portierëve të Vllaznisë, Ideal Lekiqi, ka festuar dje 39vjetorin e lindjes. Pavarësish­t se nuk ka qenë një ditë stërvitjej­e, sërish ish-portieri i Vllaznisë dhe sot trajneri i saj, këtë ditë e festoi mes miqve të tij, që pothuajse të gjithë kanë pasur lidhje me sportin. Ndërsa sot pritet që ai të qerasë ekipin dhe stafin me fillimin e javës përgatitor­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania