Panorama Sport (Albania)

Borova: Viti i Apolonisë, jemi në rrugën e duhur

-

“Futbolli fierak është në rrugën e duhur këtë sezon dhe po garon denjësisht në çdo nivel përfaqësim­i dhe në çdo kompeticio­n”, kështu shprehet Ardi Borova, drejtori i Akademisë së Apolonisë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai flet për ekipin e parë, por ndalet edhe tek incidentet e javës së kaluar në ndeshjen e të rinjve në Kavajë mes Besës dhe Apolonisë, ku skuadrat e mbyllën takimin përkatësis­ht me 8 dhe 7 lojtarë në fushë, për shkak të precipitim­it të dhunës mes lojtarëve. “Le ta nisim nga ajo shfaqje e shëmtuar në Kavajë, në ndeshjen mes të rinjve tanë dhe Besës. Tradita e dy klubeve tona nuk është e tillë, ndaj të rinjtë nuk duhet të deklamojnë antifutbol­l, përkundraz­i. Një lojtar i talentuar, por me shfaqje antisporti­ve dhe i dhunshëm, nuk i intereson askujt dhe karriera e tij sportive është e limituar. Ne e kemi shqyrtuar rastin në fjalë në një mbledhje të brendshme të klubit, kemi marrë përgjegjës­itë tona dhe i kemi dënuar gjestet e kryera nga lojtarët tanë. Kjo është një nga pikat kryesore të rregullore­s së klubit, ndaj u morën edhe masa që situata të tilla të mos përsëriten më. Por këtë duhet ta bëjnë të gjitha klubet”, u shpreh fillimisht Borova, që është njëherësh edhe trajner i U-17. Më tej, evidenton “vitin e mbarë” për futbollin fierak. “Është një sezon që klubi ynë e ka nisur mbarë. Të gjitha ekipet e futbollit të Apolonisë janë në pozita kryesuese. Për rezyme ‘flash’: U-15, vendi i dytë, pa asnjë humbje dhe skuadra që ka shënuar më shumë gola në grupin e vet; U-17, e para, me 6 fitore dhe pikë të plota; U-19, e dyta në Grupin B të Superligës, ndonëse debutuese. Për të vijuar më tej me ekipin e femrave, ku jemi sërish në vendin e dytë, vetëm Vllaznia ka bërë më mirë se ne dhe për ta epiloguar me ekipin e parë të djemve, ku, pas fitores me Devollin, jemi ngjitur në vendin e tretë dhe vazhdojmë me synimet serioze për t’u ngjitur në elitë në fund të sezonit, që përkon edhe me 95-vjetorin e themelimit të Apolonisë. Jemi optimistë dhe do të luftojmë që t’ia dalim “, përmbyll drejtori i akademisë. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania