Panorama Sport (Albania)

Bizhdili: Gati masat, 8 pikë i merrnim edhe me U-19

"Jemi keq, lojtarët me përvojë s'po bëjnë diferencën"

- FERIZ FERIZAJ

Kur në muajin gusht u afruan lojtarë me përvojë si Zefi, Xhafaj apo Beqiri, te Besa ndoshta u nxituan që të garantonin ngjitjen në Kategorinë Superiore. Edhe pse në javët e para u gjet si "alibi" merkatoja e vonuar, tashmë që janë luajtur 8 ndeshje, justifikim­et nuk vlejnë më. Me vetëm 2 fitore verdhezinj­të mund të llogariten si ekip që rrezikon edhe rënien. Edhe vetë Nexhat Bizhdili është bindur se diçka nuk shkon.

ZHGËNJIMI

Në një prononcim të dhënë enkas për "Panorama Sport", presidenti paralajmër­on edhe penalizime në pagesat e secilit. "Jam shumë, po shumë i zhgënjyer nga lojtarët e mi. Nuk është se mungojnë elementët, sepse besoj Xhafa, Beqiri, Zefi, Onuh, Cara, Çelhaka, Perja, Ndraxhi e tjerë nuk janë futbollist­ë amatorë pa përvojë, as 18-vjeçarë. Po ashtu edhe të rinjtë si Dobjani, Hoxha, Shaqe, Shimaj, Zeqiri, Kacbufi, Deliu, Meçja kanë të ardhme. Personalis­ht gjykoj se lojtarët me përvojë, jo vetëm nuk kanë marrë përsipër ekipin kur duhej, por edhe rolet e tyre si kanë kryer aq sa pritej prej tyre. Nuk fajësoj të rinjtë, por edhe ata duhet ta dinë se këtë shans nuk ua jep askush përveç Besës. Prandaj duhet ta shfrytëzoj­në maksimalis­ht këtë shans. Ekipi ka marrë vetëm 2 fitore dhe kjo është e papranuesh­me. Besoj se edhe me Besën U-19 përsëri 8 pikë do i merrnim. Jemi vetëm 2 pikë larg fundit e s'ka ku të vejë më keq. Përgjegjës­i kanë të gjithë që nga 2 portierët që kanë gabuar rëndë disa herë, pastaj mbrojtja, mesfusha dhe sulmi. Nëse i merr ndeshjet një e nga një, bindesh se kanë gabuar të gjithë dhe jo vetëm 1 herë. Shihni golat e pësuar me Orikumin, Shënkollin e së fundmi Pogradecin... çfarë gabimi kanë bërë portierët. Shihni golat e pësuar të gjithë në qendër të mbrojtjes. Shihni rastet flagrante të Onuh e Carës të humbura thuajse në çdo sfidë. Nuk e kam pritur e as imagjinuar që do merrnim 8 pikë pas 8 javësh", thotë fillimisht i revoltuar kreu i klubit.

NDËSHKIMET

Nuk ndalet vetëm te pakënaqësi­a Bizhdili, por paralajmër­on edhe masa në ditët në vijim. "Është më se normale që kur lojtarët nuk bëjnë atë për të cilën paguhen, të ketë ndëshkime, kështu ndodh kudo. Nuk mund të vazhdojmë të paguajmë sikur s'ka ndodhur asgjë. Do ketë penalizime sigurisht me ndalesa në rroga të lojtarëve. Me vetëm 2 fitore s'mund të pretendosh të mos cenohesh, kur të gjitha penalitete­t janë në kontratat personale. Besoj se nuk jam unë i vetmi që aplikoj masa. Askush nuk ka dëshirë të dënojë askënd, por edhe të bëjmë sikur s'ka ndodhur asgjë, edhe kjo është e dënueshme. Fundja ne jemi Besa me plot emër e histori dhe disa lojtarë kam frikë se nuk e kanë të qartë këtë edhe pas 8 javësh", përfundon Nexhat Bizhdili.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania