Panorama Sport (Albania)

Sfidat e shqiptarëv­e me skuadrat përtej Murit, Gjika: Një humbje izoloi Shqipërinë

Autori i golit të vetëm kundër RDGJ-së: Jetonin në fukarallëk

- Nga Uvil Zajmi Mihal Gjika: Pas humbjes

Kontaktet dhe bal lafaqimi me sport in e RD Gjermane, veçanërish­t para ngritjes së Murit, ka qenë intensiv. Kjo, në periudhën e miqësisë midis vendeve të bllokut socialist. Jo vetëm në futboll me turne miqësorë vajtje-ardhje, por fluksi ka qenë i madh edhe në disiplina të tjera, nga pjesëmarrj­a në Garat e Paqes në çiklizëm Pragë-VarshavëBe­rlin, në Lojërat e Lajpcigut 1958 etj. Në volejboll për femra, kujtojmë Dinamo-Traktor Shverini, sezoni 1980-81, Dinamo e T.-Dinamo B., po në Kupën e Kampioneve etj. Gjithmonë para rënies së Murit... Në futboll kemi disa përballje si ato më 1952, Partizani-Lokomotiva Lajpcig 31 (dy herë), Dinamo-Lokomotiva L. 1-0; 1956, Aktivist-Dinamo 1-1, Dinamo B.-Dinamo T. 1-3; 1957, Tirana-Aktivist 1-1 dhe 0-0; 1958, Dinamo T.-Dinamo B. 4-2 dhe 2-1, Besa-Dinamo B. 0-2, Forverst-Partizani 1-2 (Spartakiad­a e Lajpcigut); 1959: Partizani-Forverst 1-1; 1960, Forverst-Partizani 0-0, Forverst B.-Partizani 2-3, Forverst KPartizani 1-4; 1963, Partizani-Forverst 3-1 (Spartakiad­a e Hanoit). E para me Kombëtaren daton më 1 maj 1958, në Tiranë, ShqipëriRD­GJ 1-1 (Kraja '50, Trojger '88). Për të ardhur te prilli 1973 në Magdeburg, trajneri Myslym Alla do të luajë me: J.Rama, Gjika, Berisha, F. Sejdini, R. Ibërshimi, G. Xhafa, R. Rragami, Gurma, Pernaska, U. Xhafa, Pano. Dhe përfundimi RD Gjermane-Shqipëri 2-0 (Kreiscoche '62, Shparvarce­r '69). Ndërsa në Tiranë ekipi Shpresa arriti një fitore të madhe, 1-0 ndaj RDGHJ-së, gol i I. Hoxhës. Pastaj sfidat e kthimit: 3 nëntor, Shqipëri-RD Gjermane 14, Strach, M. Gjika, Straich, Lyve, Shparvarce­r do të fiksojnë disfatën për Kombëtaren që drejtohet nga Ilia Shuke që në këtë takim aktivizon: Muhedini (Ismaili) M. Gjika. S. Berisha, T. Vaso, R. Ibërshimi, R. Rragami, S. Braho, I. Përnaska, P. Pano, S. Curi (I. Hoxha). Një rezultat (edhe në Postad, Shpresa RD Gjermane-Shqipëri 6-0), që nuk do të kalojë lehtë, madje humbja bëhet shkak kur shteti i mbyll derën futbollit, shpall vetëpezull­imin. Ishte një izolim rrënues, një vetëvrasje totale sportive në rrafsh kombëtar dhe ndërkombët­ar, një ndarje për disa atë Botëror në të gjithë trofetë, përjashto Kupën Ballkanike. Asnjë ndeshje zyrtare, miqësore, deri më 1978, kur Vllaznia do të luajë me Austrinë e Vjenës për Kupën e Kampioneve, që do të ishte edhe rihapja e rikthimi në familjen europiane. Me klubet e futbollit deri para rënies së Murit, kemi dy përballje: Kupa UEFA edicioni 1981'82, Dinamo e Tiranës-KZ Jena, 1-0, gol i Zërit dhe 0-4 në Gjermani. Pastaj një kualifikim historik: sezoni 1987'88, Kupa UEFA, pasi ka eliminuar Partizanin e Beogradit, Flamurtari luan me Vismut Aue të RDGJ-së: 2-0 në Vlorë (Taho dhe V. Ruci), dhe 0-1 në kthim, për të vijuar në turin e tretë, në përballjet me Barcelonën.

me RDGJ-në pati pasoja

Pas gati gjysmë shekulli, Mihal Gjika, titullar dhe autori i të vetmit gol për përfaqësue­sen tonë në ato përballje, kujton: "Unë pata mundësinë që në harkun e dy viteve të shkoja në dy Gjermanitë. Në '71 në atë Perëndimor­e dhe në '73 në atë Lindore. Për RDGJ-në patëm dëgjuar si një vend socialist, por pa menduar se ndryshmi me RFGJ-në do të ishte i jashtëzako­nshëm. Kisha dalë në disa vende, por jemi befasuar të gjithë në ato tri ditë qëndrimi në Magdenburg. Fukarallëk i madh. Një markë perëndimor­e shkëmbehej me 4 marka lindore. Vetëm rusë shihje afër hotelit. Ndeshja ishte korrekte dhe u zhvillua në një stadium plot me spektatorë. Fituan ata 2-0. Itinerari ynë ishte hotel-stadium... Vetëm pas ndeshjes na shëtitën me anije në Elbë. Kam blerë një rrip të trashë mesi, se ishin në modë në atë kohë. Marrëdhëni­et me lojtarët ishin të ftohta. Në Tiranë, në ndeshjen e kthimit, kam shënuar golin e barazimit, por takimi u mbyll 4-1 për ata. Ishin një skuadër shumë e fortë fizikisht, vraponin të gjithë. Shparvarce­ri ishte lojtar i fuqishëm, na shënoi dy gola këtu edhe një atje. Pas humbjes kujtoj se në ambientet sportive qarkulloni­n fjalë se ishim pezulluar dhe se nuk do të luanim me asnjë skuadër europiane dhe ashtu ngjau. Edhe sot nuk e di se si, kush e mori edhe atë vendim absurd. Dhe gjithçka erdhi pas humbjes me Gjermaninë Lindore".

 ??  ?? Foto e Besës së Kavajës, fiksuar para Portës se Brandeburg­ut,Berlin, vjeshtë 1972
Foto e Besës së Kavajës, fiksuar para Portës se Brandeburg­ut,Berlin, vjeshtë 1972
 ??  ?? Mihal Gjika, duke folur për gazetën
Mihal Gjika, duke folur për gazetën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania