Panorama Sport (Albania)

Një balerin dhe një këngëtar i stonuar, Italia gati për Bosnjën

"Axurrët", surprizë për 3 debutuesit e Mançinit

-

Kombëtarja e Italisë e ka prerë biletën për të qenë protagonis­te në Europianin 2020, prandaj në dy ndeshjet e radhës, transfertë­n kundër Bosnjë-Hercegovin­ës dhe duelin me Lihtenshte­inin, trajneri Roberto Mançini ka dashur që të afrojë në grupin e "Axurrëve" edhe tri prej zbulimeve të deritanish­me në Serinë A, si mbrojtësin e Breshas, Andres Çistanën, mesfushori­n e Fiorentinë­s, Gaetano Kastrovili­n dhe sulmuesin e Bolonjës, Rikardo Orsolini. Dhe për të treguar që Italia është rikthyer që të jetë e frikshme për rivalët, por edhe shumë e bashkuar si grup, kanë menduar më të vjetrit e përfaqësue­ses për t'u bërë një surprizë të bukur tre debutuesve. "Të jem këtu është një ëndërr e madhe. Të gjithë fëmijët që duan të bëhen futbollist­ë ëndërrojnë të veshin një ditë bluzën e kombëtares së vendit të tyre dhe më pas të jenë protagonis­të në një Europian apo një Botëror. Prandaj, pasi trajneri ma bëri këtë dhuratë, unë do të bëj të pamundurën që ta bind dhe ta vë në vështirësi që të më japë një shans edhe mua. Si më pritën shokët? Më detyruan që të bëja një balet sensual... Isha i detyruar, ndryshe s'do të më linin të ulesha në tavolinë", u shpreh për gazetarët mesfushori i Fiorentinë­s, Gaetano Kastrovili. Ndërkohë, për mediat foli edhe mbrojtësi i Breshas, Çistana: "I paralajmër­ova të gjithë, jam një këngëtar i stonuar, por askush nuk më dëgjoi. Megjithatë, m'u desh ta bëja për t'u prezantuar, - deklaron duke qeshur Çistana. - Është bukur, fantastike të jesh pjesë e Italisë dhe shpresoj që të kem edhe disa minuta për të debutuar me këtë fanellë". Ndërkohë, serioz dhe i hekurt Rikardo Orsolini: "Unë kam ardhur këtu për të fituar më shpesh me bluzën e Italisë, ndaj as nuk pranova të kërceja dhe të këndoja. E dinë për mua që jam një tip i fortë, por këtu te Italia duhet të më kenë frikë jo vetëm për karakterin, por edhe për cilësitë e mia", u shpreh duke qeshur në fund edhe sulmuesi i Bolonjës, përpara se të përshëndes­nin median e pranishme.

 ??  ?? Çistana, Orsolini dhe Kastrovili, debutuesit e Italisë
Çistana, Orsolini dhe Kastrovili, debutuesit e Italisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania