Panorama Sport (Albania)

“Bir k...”, e vërteta e shfryrjes së Kristianos ndaj Sarrit

Kristiano i qeshur në Portugali, por nuk kurohet

-

Kristiano Ronaldo përbën gjithmonë lajm, edhe kur shfaq ndonjë shenjë pakënaqësi­e në fushë, ndonëse Juventusi pas daljes së tij nga fusha e zgjidhi ndeshjen pikërisht me Dibalën, atë që e zëvendësoi. Gjithsesi, tensioni i postndeshj­es me Milanin duket se është shuar thuajse totalisht, duke qenë se nga grumbullim­i i luzitanëve kanë nënvizuar dje se Kristiano është stërvitur normalisht dhe është parë shumë në humor me shokët e ekipit. Gjithsesi, në Torino, edhe pse presin një sqarim me futbollist­in, pas rikthimit nga impenjimet me përfaqësue­sen, Kristiano Ronaldo është vënë nën lupën e mediave të ndryshme, për të kuptuar më saktë edhe fjalët që ka shprehur në drejtim të trajnerit Mauricio Sarri, pasi ky e thërriti në stol (ai shkoi direkt në dhomat e zhveshjes), në minutën e 55-të. Dhe nëse për median angleze, konkretish­t për “The Sun”, CR7 i është drejtuar trajnerit duke i thënë “bir k...”, ajo që zbardh të vërtetën e leximit të buzëve të Kristiano Ronaldos është media portugeze, sipas të cilës 34vjeçari ka thënë tekstualis­ht: “Porra caralho”, ose e përkthyer “Çfarë m...”, një frazë e thënë me nervozizëm, qartësisht dhe e shoqëruar më pas edhe me skenën e daljes nga fusha, ndonëse nuk duket se i revoltohet me vrazhdësi trajnerit Sarri. Gjithsesi, kjo dhe gjithçka tjetër do të sqarohet pas rikthimit në Torino. JO MJEKIMIT – Kristiano Ronaldo e ka konfirmuar shpeshherë se është edhe mjek i vetes: “E njoh trupin tim me detaje. E di gjithashtu edhe sesa kohë do më duket të kuroj një dëmtim”, shprehej ai pas dëmtimit të pësuar në fillim të këtij sezoni, pas një ndeshjeje me Portugalin­ë. Dhe duke qenë se te Juventusi janë të shqetësuar për problemin në gju, i cili shkakton edhe dhimbje në muskujt e kofshës së djathtë, Ronaldo nuk ka pranuar që të vizitohet as nga mjekët e kombëtares. Ai i ka sqaruar ata se është thjesht një hematomë, e cila do të shfryhet me kalimin e orëve dhe nuk ka asgjë serioze, ndonëse në ditët e kaluara nuk e ka lejuar të bëjë lëvizjet e zhdërvjell­ëta në fushë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania