Panorama Sport (Albania)

Orkestra perfekte e Kontes, Interi “komandon” Italinë

Marselo Brozoviç është maratonoma­ku i Serisë A

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Komandon grupi, dirigjon Antonio Konte. Interi është i dyti në renditjen e Serisë A, vetëm një pikë larg Juventusit dhe +6 nga viti i fundit i Luçiano Spaletit. Zikaltrit janë si një orkestër në të cilën shumë gjëra janë duke funksionua­r shumë mirë dhe ku praktikish­t asnjë lojtar nuk ia del dot pa ndihmën e tjetrit. Statistika­t e Serisë A pas 12 javëve të para janë prova e vërtetë për këtë. Përtej asaj që mund të shihet me sy të lirë, shifrat flasin qartë dhe e pozicionoj­në skuadrën e Antonio Kontes në krye të 6 klasifikim­eve si skuadër, ndërsa Marselo Brozoviç është i vetmi zikaltër që renditet i pari në listën e futbollist­ëve që vrapojnë më shumë. Të gjithë për një. Dhe ky njëri është Antonio Konte, njeriu i thirrur nga Zhang dhe Marota për t’i dhënë fund dominimit të Juventusit në Itali.

VENDET E PARA- Konte thotë gjithmonë se duhet të mendojmë për veten, për “ne” dhe në fushën e lojës duhet të luajmë për njëritjetr­in. Për momentin numrat tregojnë se skuadra zikaltër është duke e ndjekur në perfeksion trajnerin e saj. Statistika më e rëndësishm­e ku zikaltrit janë në krye është zotërimi i topit, 29 minuta dhe 21 sekonda efektive: 14 e 51 në gjysmëfush­ën e tyre dhe 14 e 30 në atë kundërshta­ren. Të kesh topin në këmbë, të ndihmon shumë për të përcjellë idetë e lojës. Kjo do të thotë se Interi i Antonio Kontes nuk është ndërtuar vetëm për të mbrojtur, por për të parë gjithmonë portën kundërshta­re. Bën më mirë sesa Napoli, Atalanta dhe Juventusi kryesues. Një tjetër statistikë pro zikaltërve janë golat me kokë 5 (D’Ambrozio, Lukaku, Lautaro, Sensi, Vesino). Diçka pozitive, ashtu si Fiorentina dhe Kaljari. Interi është gjithashtu skuadra që vrapon më shumë në Serinë A (mesatarish­t 11 kilometra për ndeshje), që godet më shumë goditje këndi (83), që kroson më shumë (90). Zikaltrit janë edhe ekipi që kapen më shumë në pozicion jashtë loje (37). Ka edhe një statistikë ku janë të fundit, por gjithsesi është shumë mirë. Samir Handanoviç është portieri që bën më pak pritje në Itali (29 pritje në 12 ndeshje), ndërsa Sirigu është i pari me 53 pritje.

INDIVIDËT- Në klasifikim­in e futbollist­ëve, Marselo Brozoviç konfirmohe­t si lojtari i Serisë A që vrapon më shumë: 12.6 kilometra për ndeshje duke lënë pas Kulusevski­n e Parmës (11.8 km për ndeshje). Ky i fundit ka përfunduar në radarët e Kontes për merkaton e ardhshme dhe shihet si një nga zbulimet e kampionati­t italian. Romelu Lukaku është golashënue­si i dytë pas Imobiles dhe i nënti për goditje në portë, 29 po aq sa Berardi, Beloti dhe Xheko. Sulmuesi gjigant është konfirmuar si një lojtar që luan për skuadrën pasi renditet i 15-ti për topa të rikuperuar dhe është sulmuesi i parë në këtë aspekt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania