Panorama Sport (Albania)

Harrohet Ikardi, zikaltrit tani janë “makineri golash”

Të vetmit në Europë që shënojnë në çdo ndeshje

-

Arti i sulmit dhe nuk po flasim për filozofi lufte. Është përshtatja që Antonio Konte i ka bërë terminolog­jisë tek Interi i tij. Shifrat e zikaltërve nuk lënë vend për pengje, aq më tepër ato të lidhura me golat e një farë Mauro Ikardi. Krahasuar me një vit më parë, skuadra që renditet e dyta në SerinëA i ka “kafshuar” plot 9 pikë Juventusit kryesues, madje pa kapitenin dhe Perisiçin, ose e thënë ndryshe dyshja që i garantonte më shumë gola Spaletit. Revolucion­i ofensiv i Interit është i plotë dhe frytdhënës sepse “banda” e Kontes nuk ka lënë ndeshje pa shënuar. Teksa jemi në 1/3-ën e Serisë A, zikaltrit janë skuadra që shënojnë më shumë e në çdo mënyrë. Konte ka ndërtuar një mekanizëm të bukur dhe të dobishëm dhe në Europë nuk ka skuadër që shënon aq sa të besuarit e tij. Herët e vonë ndonjë ndeshje mund të fitohet edhe me minimalin 1-0, por ndërkohë, as Liverpuli e aq më pak Siti nuk konkurrojn­ë dot me ekipin milanez sepse anglezet kanë mundur të shënojnë “vetëm” në 95 për qind të ndeshjeve që kanë luajtur. DORAE TRAJNERIT- Topin në rrjetë e çojnë futbollist­ët, por Antonio Konte ka pa diskutim merita të mëdha në secilin prej 32 golave të shënuar nga të besuarit e tij. Situata e studiuara e të memorizuar­a në mënyrën më të mirë janë sinjal i qartë i dorës së trajnerit, i cili nëse do të mund të zgjidhte golat më të bukur të të tijve, pa dyshim që në të parin do të rendiste “kredhjen” e Sensit me asist të Godin në sfidën e “San Siro”-s kundër Udinezes. Udhëzimet e Kontes pasqyrohen gjithashtu në 4 golat më shumë që Interi ka në kampionat krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, e pesë më shumë ne Champions në të njëjtën pikë të fazës së grupeve. BARAZI– Zikaltrit kanë shënuar 13 herë në pjesët e para e po aq në ato të dyta në kampionati­n aktual, ku janë edhe sulmi më i mirë. Prodhimtar­ia ofensive ka fytyrën e LuLa-s ose ndryshe Lukaku-Lautaro. Sulmuesit kanë garantuar më shumë se 50 për qind të golave në total, ndërkohë që zikaltrit janë ekipi me më shumë golashënue­s pasi për Konten deri më sot kanë shënuar plot 10 futbollist­ë. E djathtë e majtë, ose me kokë Interi ngjason me një luftëtar që për fitoren përdor çdo mjet. Më prezentë në zonë me 26 gola, të besuarit e Kontes kanë treguar se njohin edhe distancën me 6 realizime nga jashtë zone, ndaj nuk është e tepruar të thuhet Interi është një makineri goli në plot kuptimin e fjalës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania