Panorama Sport (Albania)

Lëv, i sigurt: Hansi Flik mund t'i kthejë bavarezët në majë

Trajneri i Gjermanisë u beson aftësive të ish-ndihmësit të tij me të cilin u shpall kampion bote

-

Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, beson se ish-ndihmësi i tij, aktualisht trajneri i Bajernit, Hansi Flik, mund t'ia dalë ta çojë sezonin deri në fund. Pasi fituan së bashku Kupën e Botës me Gjermaninë në 2014-ën, Lëv gjithmonë ka folur me superlativ­a për Flikun, sipas të cilit ka qenë njeriu që përgatiste sukseset në prapaskenë. "Hansi i ka të gjitha cilësitë për t'ia dalë, - tha Lëv për "Sky". - Ai ka shumë eksperienc­ë në këtë fushë, edhe pse nuk ka qenë trajner i parë. Për të drejtuar një skuadër duhet të kesh pëlqimin e të gjithë lojtarëve dhe Hansi pa dyshim di si të sillet me ta. Këto, për mendimin tim, janë të gjithë treguesit që ai mund të ketë sukses në Mynih". Lëv zbulon se çfarë ka biseduar me Flikun para një jave, kur ai mori drejtimin e Bajernit pas largimit të Niko Kovaçit: "Telefonuam gjatë, m'u duk shumë i qetë. Sfida e re nuk e ka shqetësuar shumë atë. Kjo, pasi e di se çfarë mund të bëjë. I thashë që nuk jam aspak i habitur që drejtuesit e Bajernit e zgjodhën. Hansi e di mirë çfarë të bëjë. Bavarezët janë një klub i madh me të cilët nuk mund të bësh eksperimen­te". Kampionët e Gjermanisë kanë fituar dy ndeshje nën drejtimin e Hansi Flikut, i cili arriti t'i jepte skuadrës një tjetër fytyrë. Situata duket e qetë në Mynih dhe ashtu si trajneri edhe lojtarët mund të shijojnë në pozicion komod gjatë pushimit dyjavor në prag të ndeshjeve kualifikue­se të "Euro 2020". Vendi i parë në Champions dhe i treti në Bundesligë për kampionët të cilët me fitoren e fundit ndaj rivalëve të Borusias u dhanë një mesazh të fortë skuadrave që ndodhen sipër tyre, duke treguar se ata mund të shkatërroj­në këdo, edhe pse në një moment jo të mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania