Panorama Sport (Albania)

Bajern, 657 mijë € në ditë Kutinjos

Fantazisti duhet të ndryshojë ritëm, ndryshe vështirë se do të blihet përfundimi­sht

-

Filipe Kutinjo u trans ferua me bujë nga skuadra e Barcelonës gjatë verës, por deri tani braziliani nuk ka bindur askënd që nga momenti kur erdhi nga katalanasi­t. Në ndeshjet e fundit, 27-vjeçari ka ngrohur stolin, duke humbur kështu vendin e titullarit. Euforia ishte e madhe në muajin gusht, atëherë kur Kutinjo u prezantua si lojtari më i ri i kampionëve të Gjermanisë. Më në fund drejtuesit bavarezë kishin sjellë në skuadër një yll dhe kjo me një çmim të arsyeshëm. Vetëm 8.5 milionë euro për një sezon i kushtoi braziliani Hënesit dhe Rumeniges. Kjo u arrit falë marrëdhëni­eve të mira midis dy klubeve, të cilat kishin bërë një marrëveshj­e të mirë, të paktën për gjermanët. Karl Hainc Rumenige falënderoi publikisht skuadrën spanjolle dhe presidenti­n Hoze Maria Bartomeu. Tre muaj më vonë situata duket ndryshe. Kutinjo nuk po arrin të përshtatet siç duhet në Mynih. Nën drejtimin e Hansi Flikut, mesfushori ka ngrohur vetëm stolin (me Olimpiakos­in dhe Dortmundin). Flik i beson Mylerit përpara numrit 10. Me Mylerin në fushën e lojës, bavarezët çmontuan Borusian me rezultatin 4-0 të shtunën e kaluar, duke dhënë një sinjal të fortë për titull. Kutinjo luajti vetëm 20 minutat e fundit. Shumë pak për një lojtar që i ka kushtuar Bajernit 9.8 milionë euro për 15 ndeshjet e para. Arsyeja? Përveç 8.5 milionë eurove për huazimin, shtohet shuma neto prej 13 milionë eurosh. Shuma bruto është diku te 25 milionë euro. Kjo bën që braziliani t'i kushtojë Bajernit plot 33.5 milionë euro në total. Për një ndeshje (33 kampionati, 13 Champions, 5 kupa e Gjermanisë) bavarezët paguajnë 657 mijë euro për fantazisti­n.

FORMA E DOBËT

Forma sportive ka lënë shumë për të dëshiruar, edhe pse kampioni i Kupës së Amerikës me Brazilin premtoi se do të bënte më mirë në momentin kur zbriti në tokën gjermane. Vetëm 2 gola dhe 4 asiste janë shumë pak për një lojtar si ai, megjithëse ka ende shumë kohë për të që të rigjejë formën e tij më të mirë. Në Mynih shpresojnë që braziliani ta tregojë veten në ndeshjet e mëdha në Champions. Nëse ai do të arrijë ta bëjë këtë gjë, atëherë Bajerni është i gatshëm të rrezikojë më shumë në fund të sezonit për ta mbajtur. Kujtojmë se kampionët e Gjermanisë kanë të drejtën për ta blerë atë përfundimi­sht nga Barcelona për 120 milionë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania