Panorama Sport (Albania)

Pse Myler, Martinez dhe Gorecka janë jetikë për Bajernin

- MARTINEZ DHE GORECKA

"I dashur Tomas Myler, si dreqin je çuar nga krevati një ditë pas ndeshjes me Borusian e Dortmundit pas gjithë atij sprinti në fushën e blertë! Me gjoksin para arrite t'i dilje përballë kundërshta­rit, i cili në asnjë moment nuk arriti të dominonte në zonën tënde. Një zemërluan që nuk dorëzohet kurrë, ti Tomas je pa dyshim fytyra reale e Bajernit të Mynihut. Në fakt, ke qenë kështu për shumë sezone. Edhe pse jo pak herë të kemi mërzitur duke të lënë në stol. Për këtë të kërkojmë ndjesë, pasi një lojtar si ti meriton gjithmonë respekt. Ti je nga ata që njerëz që kur luan keq, kërkon falje dhe e pranon stolin. Je lojtari që kur shënon golin e fitores, nuk mburresh kurrë por ia jep meritat skuadrës", kështu e nis shkrimin e tij Raimund Hinko për lojtarin e Bajernit, Tomas Myler. Hinko pa dyshim që nuk është një tifoz i bavarezëve, por me siguri një i Mylerit. Niko Kovaç e kishte përzënë nga skuadra, duke preferuar në ekip një Kutinjo në formë të dobët, por me emër të madh. I irrituar, Myler nuk pranoi që të qëndronte në pankinë pa iu dhënë shansi për të treguar se vazhdon të jetë ai i vjetri. Duke kërcënuar me largim, Myler zgjoi interesin e tifozëve dhe ish-lojtarëve të Bajernit, të cilët u bënin thirrje drejtuesve për ta mbajtur atë. Disa javë më vonë, Kovaç largohet (jo prej Mylerit) dhe Myler qëndron.

Havi Martinez është një tjetër lojtar që u la në hije nga trajneri kroat. Dita kur eksperienc­a e tij do të duhej në skuadër, nuk ishte larg. Me dëmtimin e Niklas Zyles dhe Lukas Hernandezi­t, Bajerni kishte pak alternativ­a në repartin më të rëndësishë­m të skuadrës. Martinez u përgjigj me një paraqitje fenomenale ndaj verdhezinj­ve, të cilët nuk arritën të shënonin asnjë gol në portën e Nojerit. Hënes ishte mjaft i lumtur pas ndeshjes, duke deklaruar se me Martinezin në prapavijë Bajerni mund të shkonte shumë larg. Leon Gorecka ishte një tjetër yll që ishte fikur në javët e fundit. Edhe pse ndryshe nga dy lojtarët e lartpërmen­dur, gjermani vuajti një dëmtim të gjatë. Gjithsesi, ai nuk harroi të tregonte rëndësinë e tij për skuadrën gjermane, e cila e mori atë para tri sezonesh nga Shalke me 0 para. Gorecka solli freski dhe dëshirë në skuadër, duke mpirë kundërshta­rin për 90 minuta. Tani mund të themi që Bajerni ka gjetur atë që i ka munguar për 11 javë, dëshirën për të fituar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania