Panorama Sport (Albania)

“Diktatori” Lampard, gjoba të çmendura për lojtarët

Kush paraqitet vonë në qendrën stërvitore "Cobham", 20 mijë £

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Fillimi i sezonit të Pre mier Ligës për Çels in e ri me targë "Lampard" është i jashtëzako­nshëm: 6 fitore në 6 takimet e fundit dhe vendi i dytë së bashku me Lestërin, përpara Sitit dhe vetëm pas Liverpulit të paarritshë­m. Një rezultat fantastik për një skuadër që nuk bëri dot merkato në verë dhe trajneri i ri u ka besuar djemve të akademisë. Ato që mund të ketë ndikuar në këto rezultate mund të jenë edhe rregullat e vendosura nga Lampardi, të cilat janë me të vërtetë interesant­e. Në faqen e murit të qendrës stërvitore të Çelsit, është varur në një kornizë lista e gjobave që mban nënshkrimi­n e trajnerit. Sanksioni më i rëndë është vendosur për një futbollist që do të prezantohe­t vonë në stërvitje, 20 mijë sterlina. Vetëm 2500 paund gjoba nëse prezantohe­sh vonë në ditën e ndeshjes, përpara nisjes së skuadrës dhe në takimin në dhomën e zhveshjes: për këtë të fundit, gjoba shtohet me 2500 paund të tjera për çdo 15-minutësh vonesë që kalon. Për vonesën në palestër gjoba është 1 mijë paund, ndërsa gjoba prej 500 sterlinash aplikohet për çdo minutë vonesë në takimet e skuadrës. Vonesat në takimet me mjekët kushtojnë 2500 paund. Po të mos hysh në autobusin e skuadrës, i kushton çdo lojtari 5000 paund, të paktën nëse trajneri apo një nga asistentët e tij nuk është njoftuar të paktën 48 orë më herët. I njëjti sanksion në rastet kur refuzon të marrësh pjesë në një event që përfshin skuadrën. Interesant­e edhe gjoba për atë që fsheh një dëmtim përpara ditës së pushimit ose 1.5 orë përpara nisjes së stërvitjes (10 mijë paund). 1000 paund për atë që nuk prezantohe­t me kostumin e ekipit në rast udhëtimesh apo ditën e ndeshjes. Në fund edhe një tjetër gjobë interesant­e: kujt i bie zilja e telefonit gjatë ngrënies apo takimeve të skuadrës, do të paguajë 1000 paund. E sikur të mos mjaftojnë gjobat, ekziston edhe sistemi i kamatëvone­sës. Nëse gjoba nuk paguhet brenda 14 ditëve, atëherë ajo dyfishohet.

 ??  ?? Gjobat e Çelsit të varura në kornizë dhe firmosur nga trajneri Lampard në 27 gusht 2019
Gjobat e Çelsit të varura në kornizë dhe firmosur nga trajneri Lampard në 27 gusht 2019
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania