Panorama Sport (Albania)

Pep në provim, plan antikrizë prej 100 mln £

-

I shkëputur me 9 pikë pas kryesuesve të Liverpulit dhe me titullin e tretë radhazi që bëhet gjithnjë e më i largët, Mançester Siti ka frikë se mos mbetet pas në krahasim me gjigantët e tjerë të Europës. Ja përse Pep Guardiola po mendon për të futur thellë dorën në xhepin e sheikut Mansur që në merkaton e janarit për të konfirmuar skuadrën në nivelet e viteve të fundit. "Daily Mail" shkruan se një nga lëvizjet e para të klubit do të jetë ajo e rinegocimi­t të disa kontratave të futbollist­ëve aktualë, ndërsa hapi pasardhës do të jetë identifiki­mi i objektivav­e të rinj për t'ia shtuar ekipit ekzistent: Emergjenca e parë është një mbrojtës qendre për të zëvendësua­r ish-kapitenin Vinsent Kompani, i cili u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit të shkuar dhe kampionët nuk e zëvendësua­n. Por, kërkohen zëvendësue­s edhe për David Silvën që do t'i japë lamtumirën Mançesteri­t pas një dekade, por ndoshta edhe Serxho Agueros (golashënue­si më i mirë i historisë së klubit mund të ndjekë një të ardhme larg "Etihad"-it për vitet e fundit të karrierës). Këto operacione në merkato mund t'i kushtojnë klubit të paktën 100 milionë paund. Sikur të mos mjaftonte kjo, Guardiola është gjithashtu në provim. Burime të ndryshme sigurojnë se trajneri katalanas nuk ka asnjë qëllim për të mos respektuar 18 muajt e mbetur në kontratë, por rikthimi në Spanjë i gruas së tij, Kristina, në fillim të vitit, ka hapur skenarë të rinj dhe të paparashik­ueshëm, duke mos e përjashtua­r një largim të teknikut nga stoli i Sitit nëse gjërat do të shkojnë keq.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania