Panorama Sport (Albania)

Në të njëjtin kah, Klop dhe Pep nga Nioni: VAR-i duhet përmirësua­r

Në Nion mblidhen për të diskutuar trajnerët elitarë të UEFA-s

-

Pep Guardiola dhe Jyrgen Klop fluturuan drejt Zvicrës të martën për të rënë dakord se VAR-i nuk po funksionon në takimin e përvitshëm të trajnerëve elitarë të UEFA-s. Rivalët e Premier Ligës ishin mes dhjetëra teknikëve të tjerë elitarë të Europës, të cilët u takuan në mbledhjen e përvitshme në selinë e UEFA-s në Nion. Trajneri i Liverpulit, i cili duhej ende në formë për fitoren e fundit ndaj Sitit, ishte i pari që u shfaq në Nion dhe ngriti shqetësimi­n që po shkakton teknologji­a. "VAR-i mund të përmirësoh­et, mundet. Ai nuk do të jetë kurrë 100% i saktë, të gjithë e dinë këtë. Por ka disa gjërat që nuk janë në rregull", tha gjermani, duke shtuar se ai dhe Guardiola kishin biseduar dhe ishin dakord për atë që duhet ndryshuar për ta përmirësua­r VAR-in. Ata qëndruan në anë të ndryshme gjatë takimit në të njëjtën dhomë: Guardiola u ul mes trajnerit të Arsenalit, Emeri, dhe ishtekniku­t të Çelsit, Sarri, ndërsa Klop u ul me teknikun eAjaksit, Ten Hag, dhe atë të PSG-së, Tuhel. Megjithatë, mes të dyve nuk kishte asnjë shenjë qejfmbetje­je pavarësish­t episodeve në "Anfield" të dielën, kur VAR-i duket se dënoi kampionët e Anglisë. "Me VAR-in, prekjet e topit me dorë dhe pozicioni jashtë loje është një proces ku ne duhet të vazhdojmë të përmirësoh­emi. Kishte ide të mira nga UEFA se si mund t'i zgjidhim gjërat nga arbitrat, kështu që të gjithë ishin dakord. Ka ende hapësirë për gabime. Këto gjërat bëhen nga njerëzit dhe askush nga ne nuk është perfekt. Por ka të bëjë me përmirësim­in. Askush nuk po kërkon perfeksion. Thjesht duam vendimet e drejta", shtoi Klop. Ndërsa kur Guardiola u pyet se si ai mendonte se sistemi mund të përmirësoh­ej, u përgjigj vetëm duke thënë: "Nuk e di...".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania